KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
Siguri

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News
Kosova News 14:12 -08/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar Plani Operativ ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’.

Aktivitete e këtij plani kanë qenë të koordinuara më EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX etj. Bazuar në planin e përgatitur ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët JAD Global Chain 2026 – Qershor 2026’, janë realizuar aktivitete si vijon:-

Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit,-Operacione të përbashkëta me inspektor të MINT, ATK dhe Inspektor të Punës në inspektimin/Kontrollimin e lokaleve (Muzik Live)-Operacione të përbashkëta me inspektor të MINT, ATK dhe Inspektor të Punës në inspektimin/Kontrollimin e Qendrave të Masazhit, si dhe-Plani taktik lidhur me EskortaGjatë realizimit të planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësit policore mbështetëse nga: Departamenti i Kufirit DMH, Njësit Speciale NJSO, NJRSH, DHTN dhe zyrtar nga DRP-të, ndërsa bashkëpunim ndërinstitucional: Inspektor nga inspektorati Qendror i tregut -MINT, Inspektorati Qendror i Punës, Inspektor nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe zyrtar nga Qendrat për Punë Sociale.
Rezultatet nga këto operacione ishin:-

Inspektimi/kontrollimi i 59 Lokaleve (Muzike Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 420 persona, prej tyre 317 femra dhe 109 meshkuj, prej tyre 186 shtetas të Kosovës ndërsa 234 shtetas të huaj (220 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë, 4 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Bullgarisë).
Prej këtyre lokaleve të inspektuara 6 lokale janë gjetur të mbyllura, ndërsa për shkelje administrative nga Inspektorët e MINT janë mbyllur 9 lokale te muzikës live.- Inspektim i 62 ‘Qendrave të Masazhi’t, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 104 persona, 89 femra dhe 15 meshkuj, prej tyre 60 shtetase të Kosovës ndërsa 45 shtetase të huaj (23 femra shtetase te Shqipërisë, 17 femra shtetase të Tajlandës, 3 femra shtetase të Filipinase, dhe 1 femër shtetase e Malavisë).Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 10 janë mbyllur për shkelje administratave nga Inspektorët.- Gjatë realizimit të këtij plani, nuk është identifikuar ndonjë rast i veprës penale ‘Trafikimit me njerëz’.-

Janë evidentuar gjithsejtë 7 raste dhe janë arrestuar 7 femra, prej tyre 4 femra shtetase të Shqipërisë, 1 femër shtetase e Malit të Zi dhe 2 femra shtetase të Kosovës, të cilat janë hasur me fëmijët e tyre në rrugë dhe sheshe duke kërkuar lëmoshë. Trembëdhjetë fëmijë, pas trajtimit në bashkëpunim me ‘Qendrat për Pune Sociale’, janë iniciuar rastet për dyshimin e kryerjes se veprës penale “ Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”. – Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të veprës kundërvajtësve “Marrje me Prostitucion” – Eskorta ku me këtë rast janë arrestuar gjithsejtë 8 persona prej tyre ( 4 meshkuj kosovarë dhe 4 femra: 2 shtetase të Brazilit dhe 2 shtetase të Kolumbisë).Gjatë realizimit të këtij plani, të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në ‘Lokale të muzikës’, ‘Qendra Masazhi’ dhe ‘Esacorta’ u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit

Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal

Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla

Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit

Kosova News 08/07/2026 08/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?