KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim
Politikë

Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim

Kosova News
Kosova News 08:59 -07/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme ka edhe dy ditë afat ligjor për të vendosur lidhur me pesë ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur se ankesat janë ende në shqyrtim dhe se vendimet do të merren brenda afatit të paraparë me ligj.
Përgjigjja e Gjykatës Supreme:

“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykatë Supreme, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa-PZAP, janë duke u shqyrtuar. Vendimet do të merren Brenda afatit ligjor prej pesë ditësh, nga data e pranimit të ankesave”,

Në pritje të këtyre vendimeve është edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se nëse vendimet e Gjykatës Supreme nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, atëherë institucioni do të procedojë menjëherë me certifikimin e rezultateve përfundimtare. Në të kundërtën, fillimisht do të zbatohen obligimet e përcaktuara nga Gjykata, e më pas do të bëhet  certifikimi.

Monitoruesit e procesit zgjedhor vlerësojnë se me përfundimin e shqyrtimit të ankesave në Gjykatën Supreme përmbyllet edhe faza e mjeteve juridike, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve. Pas këtij momenti, as subjektet politike dhe as kandidatët nuk kanë më të drejtë të paraqesin ankesa lidhur me rezultatin zgjedhor.

“Kemi interpretime dhe vendime të gjykatës kushtetuese të Kosovës, të cilat e kanë bërë të qartë që  afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit duhet të filloj të llogaritet nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe pres që deputetët e Kuvendit të Kosovës, në momentin që certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mblidhen dhe rrjedhimisht ta konstituojnë sa më shpejt Kuvendin e Kosovës sepse ky afati 30 ditor i obligon jo vetëm që të caktohet seanca por edhe të përfundohet seanca brenda këtij afati”, tha Vullnet Bugaqku, Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas Bugaqkut, mbetet ende e paqartë se çfarë pasojash juridike do të kishte mosrespektimi i këtij afati, pasi as Kushtetuta dhe as Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk e saktësojnë këtë çështje.
Aktualisht, në Gjykatën Supreme janë në shqyrtim ankesat e Listës Serbe, Partisë së Re Demokratike si dhe të dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.

Gjithashtu lexoni:

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Dogana sekuestron shuma të konsiderushme të parave dhe mallra

​Osmani: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut

Fitore Pacolli dhe Imri Ahmeti diskutojnë për çështjet mjedisore

Kosova News 07/07/2026 07/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë
11:51 -07/07/2026
Punëtorët e “Prishtina Parking”-ut protestojnë për mospagesën e pagave
11:49 -07/07/2026
Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme
11:45 -07/07/2026
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
10:57 -07/07/2026
Ndalohet një kosovar, që po transportonte dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin
10:37 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?