KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana sekuestron shuma të konsiderushme të parave dhe mallra
Siguri

Dogana sekuestron shuma të konsiderushme të parave dhe mallra

Kosova News
Kosova News 09:24 -07/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë kontrolleve rutinore në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë zbuluar mall komercial dhe mjete monetare të padeklaruara.

Automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut është përzgjedhur për kontroll nga zyrtarët doganorë, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde të kontrollit.

Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte asnjë mall apo mjet monetar për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit është konstatuar një sasi malli me natyrë komerciale, e cila nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Po ashtu, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit janë gjetur 29,900 euro në para të gatshme, të cilat gjithashtu nuk ishin deklaruar.Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave i Republikës së Kosovës, çdo person ka detyrim ligjor të deklarojë mallrat që i nënshtrohen procedurave doganore, ndërsa mosdeklarimi përbën kundërvajtje doganore dhe i nënshtrohet masave administrative dhe ndëshkuese të parapara me ligj.

Gjithashtu, bazuar në legjislacionin në fuqi për kontrollin e transportit ndërkufitar të parave të gatshme, çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës me 10,000 euro ose më shumë, ose kundërvlerën e tyre në valuta të tjera apo instrumente të negociueshme, është i obliguar t’i deklarojë ato tek autoritetet doganore.

Mosdeklarimi i mjeteve monetare përbën shkelje ligjore dhe sjell masa administrative, përfshirë konfiskimin e përkohshëm të mjeteve monetare dhe zhvillimin e procedurave përkatëse.

Në këtë rast, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara, përfshirë konfiskimin e përqindjes së mjeteve monetare sipas vendimit të autoritetit kompetent dhe procedurat për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e kufijve doganorë të Republikës së Kosovës, luftimin e tregtisë së paligjshme, kontrabandës dhe parandalimin e pastrimit të parave, duke garantuar sigurinë ekonomike dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet një kosovar, që po transportonte dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim

MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë nëpër Serbi

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen me 201 bimë kanabisi

Kosova News 07/07/2026 07/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
10:57 -07/07/2026
Ndalohet një kosovar, që po transportonte dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin
10:37 -07/07/2026
Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.42€, benzina 1.36€
10:18 -07/07/2026
Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro
10:16 -07/07/2026
Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura
09:27 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?