KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: Duhet marrëveshje për pakicën serbe në Kosovë dhe atë kroate në Bosnje
Rajon

Escobar: Duhet marrëveshje për pakicën serbe në Kosovë dhe atë kroate në Bosnje

Kosova News
Kosova News 23:43 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Që nga Dejtoni [1995] e deri të shtunen e kaluar [njohja e letërnjoftimeve mes Kosovës dhe Serbisë], suksesi ka qenë dhe mbetet uniteti mes ShBA-së e BE-së, tha zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Pozicionin politik të kroatëve në Bosnje-Hercegovinë, dhe atë të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, Escobar e trajtoi në një artikulim, raporton Reporteri.

“Duhet të kemi një marrëveshje që pakicat i bën të ndihen të përfaqësuar, të integruar dhe të vlerësuar”, tha emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Tri parti në Bosnje-Hercegovinë, tha Escobar, “dështuan ta kryejnë procesin e reformës [të Ligjit Zgjedhor]”.

Kjo duke iu referuar çështjes së procesit zgjedhor për zgjidhjen e çështjes së votimit për Anëtarit kroat të Presidencës tripalëshe të Bosnjës.

Një gjë të tillë blloku boshnjak i Federatës së Bosnje-Hercegovinës e ka kundërshtuar ashpër si “krijim të aparteidit zgjedhor”.

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, ka paralajmëruar se do të përdor Fuqitë e Bonit [fuqi ekskluzive që i burojnë nga Marrëveshja e Dejtonit] për t’ua kaluar këtë të drejtë kroatëve, siç e kanë serbët në entitetin serb, përkatësisht në “Republikën Serbe” të Bosnje-Hercegovinës.

Schmidt ka mbështetjen amerikane, britanike dhe evropiane – por jo edhe atë ruse e kineze, të cilët e kanë kundërshtuar mandatin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke mos ia pranuar as raportet.

Gabriel Escobar konstatoi se “shumica e problemeve në rajon në vitet e fundit janë të lidhura me trajtimin dhe statusin e minoriteteve në rajon – qofshin kroatët në Bosnje-Hercegovinë e qofshin serbët në pjesën veriore të Kosovës”, transmetoi agjencioni kroat i lajmeve “HRT”.

Njerëzit nuk po e lëshojnë vendin për shkak se ata s’duan të jetojnë në shoqëri multi-etnike, vlerësoi top-diplomati amerikan.

“Por, për shkak të korrupsionit”, tha ai duke iu referuar BeH-së.

Në anën tjetër, emisari evropian i ngarkuar me çështje të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, foli me prospekte optimiste rreth zgjerimit të BE-së me rajonin.

Agresioni rus mbi Ukrainën, tha Lajçak, tregoi se zgjerimi nuk është çështje teknike – por, politike.

Por, tha ai, Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojë momentumin për t’i bërë reformat. “Nëse s’e shfrytëzojmë, mos e fajësoni BE-në”.

Bosnje-Hercegovina është përballur me përplasje të mëdha të brendshme politike rreth ligjit të diskutueshëm zgjedhor, përçka Kroacia më së shumti është treguar e zëshme, për përfaqësimin politik të tyre.

ShBA, Britania dhe BE e kanë mbështetur Schmidt-in në veprimin e tij sipas fuqive ekskluzive për të imponuar një zgjidhje, po qe se ajo nuk arrihet vetiu nga forcat e brendshme politike.

Në anën tjetër, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, së fundi i është kërkuar shtetit të Kosovës edhe nga ShBA.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Millorad Gjokoviq përballet me fjalët përfundimtare në procesin për krime lufte

TAGGED: Gabriel Escobar
Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?