KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbrohet në heshtje Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në Pejë
Siguri

Mbrohet në heshtje Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në Pejë

Kosova News
Kosova News 16:38 -06/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për krime lufte në Ozdrim dhe fshatrat tjera të Pejës, Millorad Gjokoviq, të hënën shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje.

“Qëndroj pranë të cekurave të avokatit tim dhe deklaratës time të dhënë në Prokurori”, deklaroi Gjokoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, në këtë seancë gjyqësore u administruan provat materiale, ku prokurori special Ilir Morina deklaroi se qëndron pranë provave të administruara në aktakuzë.

Në këto prova, ndër të tjera përfshihen: 36 procesverbalet e deklaratave të dëshmitarëve, 62 procesverbalet e identifikimit të dëshmitarëve, raporti i identifikimit të vendit të ngjarjes dhe çertifikatat e vdekjes të viktimave E.M., R.K., Z.K., A.K., A.K., R.Sh., dhe A.Sh, raportet e IML-së për secilën viktimë si dhe koordinatat gjeografike dhe fotografitë ku është vrarë E.M.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Gjokoviq, avokati Vasilije Arsiq, tha se mbrojtja i refuzon provat e propozuara të Prokurorisë dhe propozon provat materiale të cilat i kanë dorëzuar si alibi për të pandehurin, si dhe leximi i deklaratës së dëshmitarit Bajram Tali.

Pastaj, prokurori Morina, kundërshtoi administrimin e këtyre provave, duke arsyetuar se Gjykata nuk ka mënyrë që të konfirmojë autencitetin e shkresave andaj sipas tij, dokumente të tilla derisa nuk mund të vërtetohen, nuk mund të pranohen si provë në procedurë.

Për këto pretendime, avokati Arsiq deklaroi se dokumentet janë verifikuar dhe se Prokuroria pa bazë bën kundërshtimin e provave me arsyen se ekziston bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe mund të vërtetohet autenciteti i provave.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues, Donikë Shala- Abdyli me aktvendim, refuzoi propozimin e mbrojtjes të bërë në seancën e 13 majit 2026, për rikonstruim të vendit të ngjarjes, me arsye se pretendimet dhe rrethanat e përmendura nuk e arsyetojnë daljen në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, u refuzua edhe propozimi për dëgjimin e dëshmitarit Zoran Dashiq dhe sigurimin e të dhënave për të dhe nënën e tij, Vaska Dashiq nga Regjistri Qendror i Kosovës, sepse sipas Gjykatës, edhe mbrojtja vetë ka dilema për ekzistimin e tij.

Ndërsa për propozimin e mbrojtjes për leximin e deklaratës së dëshmitares Nuhije Krasniqi, gjyqtarja Shala-Abdyli, tha se Gjykata i është drejtuar Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe është infromuar se nuk posedojnë një deklaratë të tillë.

Gjithashtu, u refuzua edhe propozimi i Prokurorisë për të lexuar deklaratat e 36 dëshmitarëve, pasi që këta dëshmitarë janë dëgjuar në shqyrtim gjyqësor apo në shqyrtim gjyqësor, është marrë vendim lidhur me deklarimet e tyre.

Ndërsa, Gjykata me aktvendim aprovoi propozimin e Prokurorisë për leximin e provave të tjera në aktakuzë dhe po ashtu u aprovua edhe leximi i provave për alibin që përfshihen faturat e dorëzuara me parashtresë nga ana e mbrojtjes.

Pastaj, seanca u ndërpre për të vazhduar me fjalët përfundimtare për një datë tjetër.

Ndryshe, ky rast kryesohej nga gjykatësi Valon Kurtaj, mirëpo edhe ai ishte avancuar për në Gjykatën e Apelit në muajin nëntor, për çka lënda kishte kaluar për kryesim tek gjykatësja Donikë Shala-Abdyli.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan  për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.

Me këtë, Gjokoviq  ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. 

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen me 201 bimë kanabisi

Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Shtiu me armë në gazmend familjar, ndalohet i dyshuari në Prizren

Aurona Pelaj është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim

Sekuestrimi i aseteve 1 milion euroshe, publikohet video e aksionit

Kosova News 06/07/2026 06/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
15° _ 14°
71%
Mon
26 °C
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
29 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i fermerëve me ministrin Muja
18:46 -06/07/2026
Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen me 201 bimë kanabisi
18:26 -06/07/2026
​Osmani: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut
18:18 -06/07/2026
Fitore Pacolli dhe Imri Ahmeti diskutojnë për çështjet mjedisore
18:05 -06/07/2026
Kosova dhe Shqipëria bënshkruajnë marrëveshje të re për punësim
17:59 -06/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?