KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
Lajme

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

Kosova News
Kosova News 15:14 -06/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 06 korrik 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 52 raste të konfirmuara me fruth.

Gjatë javës së fundit janë raportuar pesë (5) raste të reja me fruth.

Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me shtatëmbëdhjetë (17) raste, komuna e Ferizajit me dymbëdhjetë (12) raste: Kaçaniku me gjashtë (6) raste; Fushë-Kosova me pesë (5) raste; Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq, me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Gjithashtu lexoni:

Fermerët protestojnë – Ministri Muja i pret në takim pas kërkesave për rifillimin e grumbullimit të qumështit

Nis protesta e fermerëve te Ministria e Bujqësisë

Sekuestrohen asete 1 milion euroshe në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave nga trafikimi i drogës

Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë

FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës

Kosova News 06/07/2026 06/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
15° _ 14°
71%
Mon
26 °C
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
29 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Mbrohet në heshtje Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në Pejë
16:38 -06/07/2026
Prattipati: Pulla postare simbol i miqësisë së qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kosovës
15:51 -06/07/2026
LVV: Për qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin
15:30 -06/07/2026
Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk
14:56 -06/07/2026
Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare
14:46 -06/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?