KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit
Siguri

Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit

Kosova News
Kosova News 21:57 -05/07/2026
Shpërndaje
Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime. Focus shifts from lights in the foreground to the lights in the background.
Shpërndaje

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë së dielës në rajonin e Prizrenit, ndërsa në të dyja rastet dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40 në rrugën “Turgut Oezal” në Prizren, ku një grua rreth 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Ekipi i Emergjencës, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me policinë, ka konstatuar vdekjen e viktimës.

 “Sipas informacioneve fillestare, viktima është femër, rreth 54 vjeçe. Bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë ai.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50 në një zonë pyjore të fshatit Restelicë, në komunën e Dragashit. Atje është gjetur pa shenja jete një burrë rreth 68-vjeçar, ndërsa edhe në këtë rast ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Bytyqi.

Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar fillimin e veprimeve hetimore.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rastet janë iniciuar dhe po hetohen si “Hetim i vdekjes”.

Gjithashtu lexoni:

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Ndalohet një kosovar, që po transportonte dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Dogana sekuestron shuma të konsiderushme të parave dhe mallra

Kosova News 05/07/2026 05/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
14:15 -07/07/2026
Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta
14:13 -07/07/2026
Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit
13:47 -07/07/2026
“Prishtina Parking”-u nis ekzekutimin e pagave
13:10 -07/07/2026
Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, paralajmërojnë ndërprerje të punës nëse mjetet nuk ekzekutohen sot
12:41 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?