KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Popullit: Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve
Politikë

Avokati i Popullit: Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve

Kosova News
Kosova News 13:06 -05/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kriza politike dhe institucionale në Kosovë po vazhdon të ndikojë në funksionimin e plotë të institucioneve, në proceset legjislative dhe në jetën e qytetarëve.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se vendi po funksionon për të dytin vit pa institucione të plota, si pasojë e zgjedhjeve të përsëritura.

Sipas tij, moskrijimi i institucioneve po cenon të drejtat e njeriut dhe po krijon pasiguri te qytetarët për zhvillimet e mëtejshme në vend.

“Është viti i dytë që po vazhdon Kosova me funksionu pa institucione të plota, si rezultat i zgjedhjeve që po ndodhin në Kosovë të përsëritura. Mungesa e krijimit të institucioneve cenon dhe ndikon shumë keq tek të drejtat e njeriut, në radhë të parë për shkak të ngecjes së nismave legjislative, të ndryshimit të ligjeve dhe nxjerrjes së ligjeve të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në mirëqenien e tyre dhe në rritjen e standardit. Po natyrisht ndikon shumë edhe në vetë punën e institucioneve të tjera, të cilat në mungesë të autoriteteve mbikëqyrëse, mbesin në një dinamikë shumë të ulët të angazhimit në punën e tyre të përditshme, por edhe në projekte të cilat nuk arrijnë me i përfundua dhe nuk arrijnë me i nis të reja. Dhe kjo natyrisht ka bërë që sot qytetarët e Kosovës me u ballafaqu me një situatë të një pasigurie, ose paparashikueshmërie, se çfarë do të ndodhë më tej”, thotë Qelaj.

Ai pret që rezultati i zgjedhjeve të fundit të finalizohet me krijimin e institucioneve, duke paralajmëruar se vazhdimi i krizave politike e institucionale do ta thellonte edhe më shumë dëmin për vendin.

Sipas Qelajt, një numër i institucioneve funksionojnë me mandate të vazhduara, përfshirë edhe institucionin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, thekson se kriza institucionale ka sjellë kufizime buxhetore, ngecje në nisma legjislative, projekte infrastrukturore dhe reforma në drejtësi. Ai thotë se një ndër parimet kryesore të reformës në drejtësi duhet të jetë respektimi i ndarjes së pushteteve.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për tendencat e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë, duke bërë thirrje që politika dhe ekzekutivi të qëndrojnë larg ndikimit në gjyqësor dhe prokurori.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë janë mbajtur më 7 qershor të këtij viti, ku fituese doli subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është bërë ende, pas ankesa të disa kandidatëve për deputetë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar për media se pas certifikimit të rezultateve do të komunikojë me partitë politike për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve por edhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Zgjedhjet e kaluara janë mbajtur më 28 dhjetor dhe 9 shkurt, në të cilat po ashtu fituese ishte LVV-ja porqë nuk u arrit një marrëveshje në zgjedhjet e dhjetorit për zgjedhjen e presidentit.

Gjithashtu lexoni:

Nis pas pak protesta në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së, ky është lokacioni

​”Do t’ua tregoj anën tjetër të medaljes” – Pacolli: Buzhala më sulmon sepse iu ndërprenë paratë nga kompania ime!

Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026

Hajdari: Reformat në tregun e naftës nuk ndalen nga shpifjet, po mbrojnë interesat e monopoleve të vjetra

Serwer: Partitë të mendojnë për pasojat e zgjedhjeve të reja, dëmtojnë dinjitetin e institucioneve

Kosova News 05/07/2026 05/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
32 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Nis pas pak protesta në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së, ky është lokacioni
15:10 -05/07/2026
Ndjekje filmike në rrugën Prizren-Gjakovë: 40 vjeçari godet veturën e policisë dhe një mjet civil
15:00 -05/07/2026
Për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Biblioteka Kombëtare u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan
13:52 -05/07/2026
Segmentit rrugor Junik-Morinë-Gjocaj rrezikon të bllokohet plotësisht
13:47 -05/07/2026
Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit
13:39 -05/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?