KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara
Siguri

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Kosova News
Kosova News 16:08 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe ndaluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara gjatë një kontrolli të kryer në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë.

Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një autobus të linjës së rregullt ndërkombëtare, ku gjatë inspektimit të bagazheve të pasagjerëve është identifikuar një valixhe me një sasi të konsiderueshme barnash dhe produkteve farmaceutike, të cilat nuk ishin deklaruar dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës, transmeton KosovaNews.

Gjatë kontrollit janë evidentuar gjithsej 7.168 produkte farmaceutike, prej të cilave 7.100 ishin kapsula, ndërsa 68 produkte ishin në forma të tjera farmaceutike, përfshirë shurupe, sprej dhe xhel.

Dogana bëri të ditur se asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi valixhen me produktet e padeklaruara.

“Meqenëse asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi bagazhin, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave, procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj kompanisë transportuese, si subjekt përgjegjës për transportin e mallrave dhe bagazheve në rastet kur nuk identifikohet pronari i tyre”, thuhet në njoftim.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana, ndërsa janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana rikujtoi se Kodi Doganor dhe i Akcizave obligon deklarimin e çdo malli që i nënshtrohet kontrollit doganor, ndërsa mosdeklarimi ose tentativa për t’iu shmangur procedurave përbën shkelje doganore dhe sanksionohet sipas ligjit.

Institucioni theksoi se do të vazhdojë zbatimin e masave për të parandaluar hyrjen në Kosovë të barnave dhe produkteve farmaceutike të padeklaruara ose me origjinë të padokumentuar, të cilat mund të paraqesin rrezik për shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarëve./Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe ndaluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara gjatë një kontrolli të kryer në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë.Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një autobus të linjës së rregullt ndërkombëtare, ku gjatë inspektimit të bagazheve të pasagjerëve është identifikuar një valixhe me një sasi të konsiderueshme barnash dhe produkteve farmaceutike, të cilat nuk ishin deklaruar dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës, transmeton lajmi.net.Gjatë kontrollit janë evidentuar gjithsej 7.168 produkte farmaceutike, prej të cilave 7.100 ishin kapsula, ndërsa 68 produkte ishin në forma të tjera farmaceutike, përfshirë shurupe, sprej dhe xhel.Dogana bëri të ditur se asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi valixhen me produktet e padeklaruara.“Meqenëse asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi bagazhin, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave, procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj kompanisë transportuese, si subjekt përgjegjës për transportin e mallrave dhe bagazheve në rastet kur nuk identifikohet pronari i tyre”, thuhet në njoftim.Mallrat janë ndaluar nga Dogana, ndërsa janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.Dogana rikujtoi se Kodi Doganor dhe i Akcizave obligon deklarimin e çdo malli që i nënshtrohet kontrollit doganor, ndërsa mosdeklarimi ose tentativa për t’iu shmangur procedurave përbën shkelje doganore dhe sanksionohet sipas ligjit.Institucioni theksoi se do të vazhdojë zbatimin e masave për të parandaluar hyrjen në Kosovë të barnave dhe produkteve farmaceutike të padeklaruara ose me origjinë të padokumentuar, të cilat mund të paraqesin rrezik për shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Zjarret në Mitrovicë, nënkryetari i komunës Enis Osmani iu bashkohet zjarrfikësve në terren

Arrestohen tre persona në Leposaviq, dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari

Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

Hoti: Tragjeditë në vendin e punës kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik

Pacolli: Plani Hapësinor i Kosovës do të ndërtohet mbi të dhëna, ekspertizë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e vendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?