KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpallen 556 përfitues të granteve, Kurti: Besojmë te fermerët
EkonomiLajme

Shpallen 556 përfitues të granteve, Kurti: Besojmë te fermerët

Kosova News
Kosova News 12:48 -03/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë shpallur zyrtarisht 556 përfituesit e Skemës së Granteve për Investime – LOT 1, në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”, i cili zbatohet në bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it.

Në ceremoninë e shpalljes së përfituesve morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se përmes mbështetjes së GIZ-it dhe Bashkimit Evropian po forcohen kapacitetet institucionale të Kosovës për menaxhimin e fondeve evropiane sipas standardeve më të larta.

“Me mbështetjen e GIZ-it dhe të Bashkimit Europian, po forcojmë kapacitetet tona institucionale në mënyrë që Kosova të menaxhojë fondet europiane sipas standardeve më të larta të transparencës, përgjegjësisë dhe efikasitetit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, Ambasadën Gjermane dhe GIZ-in, të cilët prej shumë vitesh janë partnerë të besueshëm të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Ai theksoi se investimi i shtetit synon zhvillimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Të dashur përfitues, sot shteti po investon te ju sepse beson në potencialin dhe përkushtimin tuaj. Ne presim që ky besim të kthehet në investime cilësore, në biznese më të fuqishme, në vende të reja pune dhe në histori suksesi që do t’i frymëzojnë të tjerët.”
Kurti shtoi se gjatë rreth pesë viteve të qeverisjes së tij janë ndarë mbi 305 milionë euro mbështetje direkte për rreth 150 mijë përfitues, duke theksuar se bujqësia përbën 7.3 për qind të Bruto Produktit Vendor.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të investojë në prodhim, inovacion dhe zhvillim rural, sepse besojmë se një shtet është më i fortë kur prodhon më shumë, krijon më shumë vlerë të shtuar dhe zhvillimi ekonomik arrin në çdo komunë e në çdo familje pa dallim.”

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se grantet do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të zonave rurale.

“Grantet që do t’ju jepen juve sot do t’ju japin një nxitje për prodhimin dhe produktivitetin tuaj. Ato do të mundësojnë investimet që keni planifikuar, ndoshta edhe i keni ëndërruar. Duke marrë parasysh ndikimin në të gjithë vendin, grantet do të sigurojnë një nxitje të prekshme të ekonomisë bujqësore dhe rurale të Kosovës.”

Ai vlerësoi gjithashtu partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.“Për herë të parë, Qeveria e Kosovës i është bashkuar bashkëpunimit gjerman me fondet e veta duke financuar në shkallë të gjerë nisma rurale. Ky investim i përbashkët demonstron përkushtimin tonë për mbështetjen e komuniteteve rurale, forcimin e ekonomive vendore dhe krijimin e mundësive për popullsinë rurale.”

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, bëri të ditur se interesimi për këtë program ishte shumë i madh.“Janë pranuar 915 aplikime, ndërsa pas një procesi transparent, konkurrues dhe mbi të gjitha meritor të përzgjedhjes, janë shpallur 556 përfitues që do t’i realizojnë këto investime në të gjitha komunat e Kosovës.”

Sipas Mujës, grantet individuale deri në 5 mijë euro do të mbështesin investime në agroturizëm, prodhimin e mjaltit, përpunimin e produkteve bujqësore, kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, akuakulturën, shtëpizarinë dhe aktivitete të tjera inovative në zonat rurale.

“Jemi të kënaqur posaçërisht që ky program, mes tjerash, promovon edhe barazinë, qasjen e barabartë dhe gjithëpërfshirjen në skemat tona mbështetëse”, tha Muja.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takonin: Paraburgimi me standarde

Basha takoi dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit, fokus projektet strategjike

Kryeministri Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

Mbi 2 milionë euro grante për biznese, lansohen skemat për inovacion dhe energji të pastër

Kosova News 03/07/2026 03/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 19°
82%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
15:43 -03/07/2026
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve
15:25 -03/07/2026
Një person lëndohet me thikë pas një përplasjeje në trafik në Drenas
15:01 -03/07/2026
Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takonin: Paraburgimi me standarde
14:38 -03/07/2026
Basha takoi dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit, fokus projektet strategjike
14:09 -03/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?