KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës
Politikë

Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:55 -02/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Duke uruar për 20-vjetorin e themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, kryeministri Kurti tha se ky institucion për dy dekada ka luajtur rol kyç në forcimin e sundimit të ligjit, të integritetit institucional dhe të besimit të qytetarëve në sistemin tonë të sigurisë.

“Përmes mandatit të tij në hetim, inspektim dhe mbikëqyrje, IPK-ja ka konfirmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se besimi i qytetarëve ndërtohet mbi profesionalizëm, transparencë dhe llogaridhënie. Pikërisht gatishmëria e institucioneve të sigurisë për t’iu nënshtruar kontrollit të pavarur ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj tyre. Kjo reflektohet edhe në anketat e fundit, ku Policia e Kosovës renditet ndër institucionet më të besueshme në vend, me 85.6% besim nga qytetarët”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë pa rezervë Inspektoratin Policor të Kosovës në forcimin e kapaciteteve profesionale, garantimin e pavarësisë funksionale, përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe modernizimin e mëtutjeshëm teknologjik.

Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë Kurti:

Sot në mëngjes para se të vij këtu, patëm një takim të përbashkët, një pritje bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, të delegatëve të 2 Korrikut të vitit 1990, kur nën shtetrrethimin e okupimit të egër të Serbisë e lexuan atë Deklaratë Kushtetuese, e cila i bëri bashkë nocionet e vetëvendosjes politike dhe të demokracisë autentike, dhe e shpalli le të themi Republikën e parë të Kosovës, që ishte Republikë për rezistencë. Dhe, më vjen shumë mirë kur shoh që ditëlindje e përvjetor, përputhen kësisoj. Mbase edhe jo pa qëllim, andaj urime dhe gëzuar të gjithëve, edhe 36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese, edhe 20-vjetori i Inspektoratit Policor të Kosovës.

E nderuara znj. Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,

I nderuari ish-president i Republikës së Kosovës, profesor Fatmir Sejdiu,

I nderuari z. Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme,

I nderuari Kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Kushtrim Hodaj,

Të nderuar drejtues të agjencioneve të mbikëqyrjes policore mike nga Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë së Veriut e Republika e Malit të Zi,

I nderuari zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Major Enver Cikaqi,

I nderuari drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Petrit Ajeti,

I nderuari drejtor i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha,

Të nderuar drejtues dhe zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Kam kënaqësinë që sot, së bashku, të shënojmë 20-vjetorin e themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, një institucion ky i cili për dy dekada ka luajtur rol kyç në forcimin e sundimit të ligjit, të integritetit institucional dhe të besimit të qytetarëve në sistemin tonë të sigurisë.

Përgjatë këtyre njëzet viteve, Inspektorati Policor i Kosovës është konsoliduar si garanci e integritetit të Policisë së Kosovës dhe i zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë, pa dallim që do të thotë pa diskriminim e pa favore. Përmes mandatit të tij në hetim, inspektim dhe mbikëqyrje, IPK-ja ka konfirmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se besimi i qytetarëve ndërtohet mbi profesionalizëm, transparencë dhe llogaridhënie.

Pikërisht gatishmëria e institucioneve të sigurisë për t’iu nënshtruar kontrollit të pavarur ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj tyre. Kjo reflektohet edhe në anketat e fundit, ku Policia e Kosovës renditet ndër institucionet më të besueshme në vend, me 85.6% besim nga qytetarët. Ky rezultat është dëshmi e profesionalizmit të Policisë së Kosovës si dhe e funksionimit të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies që garanton Inspektorati Policor i Kosovës.

Gjatë viteve të fundit, IPK ka shënuar progres të dukshëm në fuqizimin e rolit të saj institucional. Rritja e raportimeve përmes Linjës së Kaltër dhe mekanizmave të tjerë të komunikimit publik është tregues i drejtpërdrejtë i besimit që qytetarët kanë ndërtuar ndaj këtij institucioni. Nga viti 2021 deri më tash, janë pranuar dhe trajtuar 11.305 ankesa nga të cilat 4 % janë nga qytetarët e komuniteteve jo shumicë të cilët jetojnë në Kosovë.

Secili rast dhe ankesë është trajtuar me profesionalizëm, ndërsa aty ku janë konstatuar shkelje ligjore apo disiplinore janë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të vendosura. Operacionet e rëndësishme kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, përfshirë operacionet “Pika” dhe “Pika 2”, kanë dëshmuar përkushtimin institucional për luftimin e çdo forme të paligjshmërisë përbrenda sistemit të sigurisë.

Njëkohësisht, IPK ka zgjeruar praninë dhe qasjen e saj në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe katër komunat në veri të vendit, duke garantuar trajtim të barabartë dhe qasje institucionale për të gjithë qytetarët.

Nëpërmjet digjitalizimit të proceseve, rritjes së transparencës dhe zhvillimit të projekteve inovative sikurse platforma elektronike për vlerësimin e performancës së stacioneve policore, IPK po vendos standarde të reja në matjen e performancës, transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, ritheksoj se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë pa rezervë Inspektoratin Policor të Kosovës në forcimin e kapaciteteve profesionale, garantimin e pavarësisë funksionale, përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe modernizimin e mëtutjeshëm teknologjik.

Në këtë 20-vjetor të themelimit të IPK-së, shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim më të lartë për të gjithë zyrtarët dhe stafin e këtij institucioni, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet kanë kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë publike.

Ju falënderoj për punën tuaj gjatë këtyre dy dekadave dhe ju siguroj se në rrugëtimin drejt avancimit të mëtejmë të standardeve profesionale dhe të forcimit të llogaridhënies institucionale, do ta keni gjithmonë mbështetjen tonë.

Urime e gëzuar ky përvjetor jubilar!

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Pakoja e reformës në drejtësi, drejt finalizimit institucional

Muja: Çdo pronë e uzurpuar do t’i kthehet Ministrisë

Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”

Përparim Rama: LDK-ja duhet të qëndrojë e bashkuar, fokusi është demokracia dhe e ardhmja e vendit

Bedri Hamza pas bisedës me Hashim Thaçin në telefon: Besojmë se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend

Kosova News 02/07/2026 02/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Rama për DW: Dorëheqja ime nuk është opsion
19:08 -02/07/2026
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së
19:01 -02/07/2026
Gërvalla: Pakoja e reformës në drejtësi, drejt finalizimit institucional
18:18 -02/07/2026
Lubonja i ashpër me Begajn që po hesht për protestat: Skandal, s’ka turp që rri gjithë ditën në atë kolltuk
17:25 -02/07/2026
13-vjeçarja nga Llapi për pak të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital
17:22 -02/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?