KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave
Lajme

Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave

Kosova News
Kosova News 18:30 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëzet e shtatë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, është prezantuar versioni fillestar i listës preliminare të viktimave të luftës së fundit, në kuadër të një takimi konsultativ të organizuar nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, Akademisë së Shkencave, Universitetit të Prishtinës, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, me qëllim shqyrtimin e listës dhe identifikimin e plotësimeve të nevojshme.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se lista është rezultat i një procesi më shumë se dyvjeçar të mbledhjes, krahasimit dhe verifikimit të të dhënave.

“Kjo listë është rezultat i një procesi më shumë se dyvjeçar të mbledhjes, krahasimit dhe të verifikimit të të dhënave. Në këtë punë, saktësia ka një peshë të posaçme. Secili emër në këtë listë përfaqëson një jetë të humbur, një familje të goditur dhe një pjesë të historisë sonë. Prandaj, çdo e dhënë duhet të trajtohet me kujdes. Respekti ndaj viktimave nuk shprehet vetëm me fjalë; shprehet edhe me seriozitetin, me të cilin shteti i dokumenton emrat, rrethanat dhe të vërtetën për fatin e tyre”, citohet të ketë thënë Kurti.

Ai theksoi se dokumentimi i krimeve është i domosdoshëm edhe për proceset e drejtësisë.

“Krimet e kryera gjatë luftës nuk mund të mbeten vetëm në kujtesë. Ato duhet të jenë pjesë e dosjeve, arkivave, hetimeve, proceseve të drejtësisë dhe punës institucionale për zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur. Një shtet që kërkon drejtësi duhet të ndërtojë bazën faktike për të. Kjo bazë ndërtohet me hulumtim, me dokumentim dhe me verifikim të qëndrueshëm”, deklaroi ai.

Kurti u shpreh se paqja e qëndrueshme kërkon ballafaqim me të vërtetën dhe i bëri thirrje Serbisë të përballet me të kaluarën.

“Mohimi i krimeve, relativizimi i përgjegjësisë dhe fshehja e të dhënave për personat e zhdukur me dhunë, nuk i shërbejnë as paqes, as drejtësisë, as sigurisë dhe as të ardhmes së rajonit. Serbia duhet të përballet me krimet e kryera në Kosovë, të hapë arkivat dhe të veprojë në frymën e pendesës e të bashkëpunimit”, tha ai.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë nënvizoi se ruajtja e së vërtetës kërkon dokumentim të saktë institucional.

“Nuk mjafton që ne ta dimë çfarë ka ndodhur. Duhet ta dokumentojmë, duhet ta verifikojmë dhe duhet ta ruajmë. Duhet ta bëjmë të qasshme për drejtësinë, por edhe për brezat që do të vijnë pas nesh”, tha Kurti.

Ai shtoi se kujtesa duhet të mbështetet në dokumente dhe prova, duke theksuar se një evidencë e besueshme e bën më të vështirë mohimin dhe shtrembërimin e së vërtetës për krimet e luftës.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja

OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale

Data e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit caktohet më 16 shtator

Avokati i Thaçit vë në pikëpyetje drejtësinë e Speciales pas vendimit të fundit të Apelit

Ndahet nga jeta njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kosova News 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Humb jetën një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja
21:27 -01/07/2026
Osmani: Rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë, gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha
21:01 -01/07/2026
OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale
20:54 -01/07/2026
Yamal, para duelit me Austrinë: As Franca nuk është më e mirë se ne
20:40 -01/07/2026
Anglia e mposht Kongon, shkëlqen Harry Kane
20:32 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?