KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci
Siguri

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Kosova News
Kosova News 17:00 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (DV Day), në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Combat Power 26”, e cila u mbajt në Slunj të Kroacisë, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.

Ai theksoi se Kosova u përfaqësua nga 45 ushtarakë të FSK-së, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, të cilët, sipas tij, dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe aftësi të larta për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anušić, pata nderin të marr pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (Distinguished Visitors Day – DV Day), në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Combat Power 26”, e zhvilluar në Slunj të Kroacisë.

Kjo stërvitje dëshmoi qartë gatishmërinë dhe aftësinë e forcave tona për të mbrojtur vendet dhe qytetarët tanë. Mbi 3,000 ushtarakë nga Kroacia, së bashku me qindra pjesëtarë nga vendet aleate dhe partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italinë, Slloveninë, Shqipërinë, Portugalinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Gjeorgjinë, u bashkuan për një qëllim të përbashkët: rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjen për të kontribuar në sigurinë dhe paqen.

Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere.

Stërvitja “Combat Power 26”, e zhvilluar në poligonin ushtarak të Slunjit, zgjati 11 ditë dhe u realizua në terrene sfiduese dhe në kushte të temperaturave të larta. Gjatë ushtrimeve u demonstruan operacione të integruara luftarake ajrore dhe tokësore, duke simuluar skenarë luftarakë për mposhtjen e forcave armike dhe duke vënë në pah nivelin e lartë të koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Një dëshmi e rëndësishme e zhvillimit të kapaciteteve tona është edhe avancimi në fushën e qëndrueshmërisë logjistike, veçanërisht në shërbimet e ushqimit. Deri para pak më shumë se një viti, këto shërbime në FSK realizoheshin përmes operatorëve privatë. Sot kemi ndërtuar kapacitete të plota organike, të cilat jo vetëm që sigurojnë mbështetjen ushqimore për pjesëtarët tanë, por u mundësojnë kuzhinierëve tanë të ofrojnë këtë mbështetje edhe për forcat partnere gjatë stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta. Ky është një tregues konkret i rritjes së aftësive tona, i vetëqëndrueshmërisë logjistike dhe i pjekurisë institucionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëmarrja në një stërvitje si “Combat Power 26” nuk është vetëm një angazhim ushtarak. Ajo është dëshmi se Kosova po ecën përpara, po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse dhe po bëhet çdo ditë e më e gatshme për t’u përballur me sfidat e sigurisë. Ushtarët tanë po fitojnë përvojë, po rrisin aftësitë profesionale dhe po dëshmojnë se janë plotësisht të denjë për të marrë pjesë në misione dhe aktivitete ndërkombëtare. Ata janë krenaria jonë.

Bashkëpunimi ynë me Kroacinë nuk është vetëm strategjik – ai është ndërtuar mbi një miqësi të sinqertë mes dy popujve dhe dy shteteve që qëndrojnë krah për krah përballë sfidave të përbashkëta.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm, duke kontribuar me përgjegjësi dhe përkushtim për një rajon më të sigurt dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Gjithashtu lexoni:

Gjobitet me 300 euro shoferi i kamionit që nuk siguroi ngarkesën në Prizren

Vetaksident në Deçan, një person pëson lendime

Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

Pas tragjedisë në Liqenin e Batllavës, familja e Lirim Ruhanit del me njoftim mortor

Këta janë të arrestuarit: Skema e rëndë e mashtrimit me derivate që çoi në pranga grupin kriminal

Kosova News 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Data e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit caktohet më 16 shtator
19:08 -01/07/2026
Kosova avancon me ankandin e parë të energjisë së erës
18:53 -01/07/2026
Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave
18:30 -01/07/2026
Avokati i Thaçit vë në pikëpyetje drejtësinë e Speciales pas vendimit të fundit të Apelit
18:11 -01/07/2026
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë
17:44 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?