Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë, ku janë bastisur disa lokacione të ndryshme.
Dyshohet për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe për shpëlarje parash.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e ka konfirmuar operacionin, duke mos dhënë detaje.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.


