KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ditë e zezë në Kosovë: Pesë të vdekur brenda 24 orëve në ngjarje tragjike
Kronika e Zezë

Ditë e zezë në Kosovë: Pesë të vdekur brenda 24 orëve në ngjarje tragjike

Kosova News
Kosova News 13:50 -29/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ditë e rëndë ka qenë ajo që kemi lënë për vendin tonë. Kjo pasi pesë persona kanë humbur jetën tragjikisht, shkruan lajmi.net.

Dita e djeshme ka nisur me një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, ku ka humbur jetën një motoçiklist.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe në të janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, për procedura të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë, drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, ka deklaruar më herët se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë mos-përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku motoçiklisti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trotuarin.

Një ngjarje tragjike gjithashtu ka ndodhur në fshatin Maznik të Deçanit, ku kanë humbur jetën babë e bir pasi kanë rënë në kontakt me rrymën.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Pejë, të cilët kanë thënë se janë njoftuar nga QKMF në Deçan se janë pranuar dy persona të cilët dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se deri sa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave. Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente”, ka njoftuar Policia.

Një orë para mesnate, një vrasje ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli i cili ka thënë se aty ka ndodhur një përleshje ku dyshohet të jetë përdorur arma e zjarrit.

Veseli ka thënë se në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj.

“Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt Për detaje shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë mbrëmë Veseli.

Në lidhje me këtë rast, sot detaje ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, të cilët kanë njoftuar se janë arrestuar si të dyshuar babë e bijë.

Nga Prokuroria kanë njoftuar se në vendngjarje ka dal prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe nga aty në bashkëpunim të plotë me Sektorin e Hetimeve Rajonale dhe me njësitë tjera relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj çështje penale.

“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, është ndaluar edhe babai i saj (M.B)., deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast. Trupi i pajetë i viktimës F.H., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria në Ferizaj ka thënë se janë duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale.

Nata ka përfunduar edhe me një aksident me fatalitet, ku ka humbur jetën një zyrtar policor gjatë detyrës zyrtare në Pikën Kufitare në Vërmicë.

“Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe në një moment ka tentuar të kalojë rrugën. Në atë çast, nga drejtimi Prizren – Vërmicë, ka ardhur një automjet i cili, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur viktimën me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit (NJRTRR) si dhe ekipi i emergjencës të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e  viktimës”, ka njoftuar Policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Prizren.

Këto ngjarje tragjike i kanë marrë jetën pesë qytetarëve të Kosovës brenda 24 orëve. 

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Zyrtari policor Rexhep Gashi humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Seanca në rastin Kukaj, kërkohet dëmshpërblim nga Komuna e Prishtinës mbi 320.000 euro

Theren dy 19 vjeçarë në Prizren

“Polici po patrullonte në këmbë, shoferi nuk e përshtati shpejtësinë me kushtet e rrugës” – Detaje nga aksidenti me fatalitet në kufirin në Vërmicë

Policia në Prishtinë realizoi 182 urdhëresa gjykate brenda një jave, sekuestrohen edhe 10 armë zjarri

Kosova News 29/06/2026 29/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
71%
1 km/h
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu e Kurti në ceremoninë e ndërrimit të komandës në ‘Bondsteel`
15:36 -29/06/2026
Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ka nisur të zbatohet në disa pjesë, është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje
15:15 -29/06/2026
Sveçla: Zyrtari policor Rexhep Gashi humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë
15:01 -29/06/2026
Spanja arreston kreun e mafias më të kërkuar të Italisë
14:38 -29/06/2026
Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara, ASK jep detaje
13:58 -29/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?