Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë takim sot nga ora 15-00.
Në një ditë të nxehtë, ky takim vjen në një kohë kur edhe tensionet partiake ditëve të fundit në LDK kanë qenë të nxehta.
Burimet bëjnë të ditur se në mbledhjen e sotme me kryetarët e degëve do të diskutohen disa pika.
Një nga temat kryesore është analiza e rezultatit zgjedhor. Poashtu do të diskutohen hapat e ardhshëm brenda partisë, koalicionet e mundshme dhe “pakënaqësitë” që kanë dalur edhe në publik.



