Sot në të gjithë Kosovën mbahet Testi i Arritshmërisë, ku rreth 23 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit të njohurive të fituara gjatë arsimit të mesëm të ulët.
Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës, testit do t’i nënshtrohen gjithsej 3.480 nxënës.
Përmes një njoftimi, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e testit, duke u uruar nxënësve mbarësi gjatë procesit të testimit.
Po ashtu, Drejtoria ka shprehur vlerësim për administruesit dhe stafin e angazhuar, duke u dëshiruar punë të mbarë në mbarëvajtjen e procesit.
Testi i Arritshmërisë është pjesë e vlerësimit të njohurive të fituara nga nxënësit gjatë arsimit të mesëm të ulët dhe organizohet nga institucionet përgjegjëse të arsimit në Kosovë.


