KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga infrastruktura te drejtësia: Këto janë vendimet e miratuara në mbledhjen e 25-të të Qeverisë
Politikë

Nga infrastruktura te drejtësia: Këto janë vendimet e miratuara në mbledhjen e 25-të të Qeverisë

Kosova News
Kosova News 14:35 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria miraton pezullimin e dy akteve të Odës së Avokatëve dhe ndan miliona euro për projekte të ndryshme

Prishtinë, 24 qershor 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e 25-të të rregullt, ku ka miratuar një varg vendimesh që lidhen me buxhetin, projektet infrastrukturore, shpronësimet, sigurinë dhe institucione të tjera publike.

Ndër vendimet më të rëndësishme ishte miratimi i ndalimit të ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare (Ex-Officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe ndalimi i ekzekutimit të aktit administrativ për lartësinë e shpenzimeve për regjistrim të kësaj ode, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi edhe rialokime buxhetore në vlerë prej 1.15 milionë euro për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, për katër projekte kapitale në bashkëpunim me komunat, si dhe 1.05 milionë euro për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për projekte kapitale në katër komuna.

Po ashtu, u miratua rialokimi i 350 mijë eurove për tetë projekte të investimeve kapitale në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal.

Qeveria mori vendime edhe për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesave për shpronësim për interes publik, për projektin e sanimit të rrëshqitjes në rrugën Hani i Elezit-Gorancë dhe rehabilitimin e rrugës rajonale R112 në segmentin Gjonaj-Bishtazhin.

Në fushën e sigurisë, u miratua kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e 200 mijë eurove për furnizimin dhe instalimin e një gjeneratori të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Ndër vendimet tjera ishte emërimi i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe emërimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrakos” Sh.A.

Qeveria miratoi gjithashtu ndarjen e mbi 44 mijë eurove për Komunën e Shtimes për përfundimin e projektit “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza”, si dhe ndarjen e 3 milionë eurove për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në mesin e vendimeve ishte edhe miratimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin KOMPAS, që synon forcimin e sistemit shëndetësor në vend.

Njoftimi i Plotë:

Mbledhja e 25-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 24 qershor 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

Miratuar vendimin për qiradhënie për sipërfaqen prej 99715 metër katrorë nga sipërfaqja e përgjithshme prej 1685079 metër katrorë, sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje prej 15 vite për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, Zona Kadastrale, Seqisht, Komuna Hani i Elezit.

Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej: 1,150,000.00 €, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nën programi Projektet e Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale, nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”, në 4 (katër), projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Kryetarët e Komunave përkatëse.

Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 1,050,000.00 €, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, nën programi Administrata Qendrore, kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti kapital “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 4 (katër) projekte kapitale në përputhje me 4 (katër) marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe Kryetarët e Komunave përkatëse.

Miratuar vendimin për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve, sipas detyrës zyrtare (Ex-Officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Miratuar vendimin për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim, të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej 350,000.00 € (treqind e pesëdhjetë mijë euro), në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, nën programi Administrata Qendrore, nga kategoria e investimeve kapitale, konkretisht nga projekti “Programi për Zhvillim Rajonal”, në tetë (8) projekte të investimit kapital në pajtim me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave.

Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i Rrëshqitzës në rrugën: Hani i Elezit-Gorancë, Zona Kdadastrale: Rezhancë, Komuna e Hanit të Elezit.

Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112, segmenti: Gjonaj-Bishtazhin, Zona Kadastrale: Gjonaj, Komuna e Prizrenit.

Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 200,000.00 € (dyqind mijë euro), për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Miratuar Kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 12,513.00 € (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për KOMPAS – Projekti i Qasjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor.

Emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore ”lnfrakos” Sh.A., në këtë përbërje:
1. Getuar Zogu, kryesues;

                2. Detrina Alishani Sopi, anëtare;

                3. Fjolla Gashi, anëtare;

                4. Genc Hundozi, anëtar.

Aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 44,004.22 € (dyzet e katër mijë e katër euro e njëzet e dy centë) për Komunën e Shtimes, për përfundimin e projektit ‘Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Shtime, përmes Klauzolës së Investimeve.

Ndarë mjete buxhetore në shumën prej 3,000,000.00 € (tre milionë euro) për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Gjithashtu lexoni:

Imri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës në Lipjan

LDK-ja kërkon Presidencën, Lutfi Haziri thotë se ka edhe konsensus: Ose unë, ose Lumir Abdixhiku

Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

Hamiti: Nga viti 2021 LDK-ja doli e treta, duhen zgjedhje të brendshme për lidership të ri

Kurti në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian: Jeni pjesë e pandarë e historisë së Kosovës

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 28°
48%
4 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Imri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës në Lipjan
16:41 -24/06/2026
Inspektorati Qendror i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit
16:37 -24/06/2026
Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës, ish-presidenti kërkon ekspertizë të pavarur financiare
16:35 -24/06/2026
Më 1 korrik intervistohen pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit
16:32 -24/06/2026
LDK-ja kërkon Presidencën, Lutfi Haziri thotë se ka edhe konsensus: Ose unë, ose Lumir Abdixhiku
16:30 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?