KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Quni apelon për pajtimin e Abdixhikut me Muhaxherin e Ahmetin: Është koha e afrimit të njëri tjetrit dhe jo e largimit
Politikë

Quni apelon për pajtimin e Abdixhikut me Muhaxherin e Ahmetin: Është koha e afrimit të njëri tjetrit dhe jo e largimit

Kosova News
Kosova News 11:51 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni ka reaguar në lidhje me kërkesat që Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti i LDK-së i kanë drejtuar kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut për dorëheqje.

Quni përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shtëpia politike e LDK-së ka qenë dhe mbetet shtylla e shtetndërtimit dhe e demokracisë në Kosovë.

Ai ka thënë se forca e tyre nuk buron nga mungesa e debateve apo e mendimeve ndryshe, por nga aftësia e jashtëzakonshme për t’i tejkaluar ato me maturi dhe respekt reciprok.

“​Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet të plotë. Kemi nevojë të bëhemi shembulli më i mirë se si çdo pakënaqësi, çdo dallim dhe çdo sfidë e zgjidhim brenda familjes sonë – brenda shtëpisë së madhe të LDK-së. Vendi i bashkimit është tryeza jonë e përbashkët e bisedimit dhe e mirëkuptimit, ku interesat e shtëpisë sonë qëndrojnë gjithmonë mbi çdo interes tjetër. ​Unë jam plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit, Imriut dhe secilit koleg e veprimtar që i rreh zemra për rrugëtimin tonë”, ka shkruar Quni.

Ai ka thënë se është koha e afrimit të njëri tjetrit dhe jo e largimit.

​”Secili prej nesh ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vend të pacenueshëm në këtë strukturë, prandaj asnjë dallim nuk guxon të jetë më i madh se qëllimi ynë i përbashkët. Ju ftoj të gjithëve të më punojmë për pajtim, duke lënë anash çdo gjë që na ndan; për bashkim, duke u rreshtuar rreth vlerave tona të përbashkëta; dhe për urtësi, duke dëshmuar pjekurinë politike që e ka karakterizuar gjithmonë LDK-në. ​Vetëm të bashkuar, me urtësi dhe me besim tek njëri-tjetri, mund të jemi udhërrëfyesi dhe forca që i duhet vendit tonë. ​Na priftë e mbara!”, ka shtuar Quni. 

Postimi i Plotë:

Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe strukturë e LDK-së,
​Shtëpia jonë politike ka qenë gjithmonë dhe mbetet shtylla e shtetndërtimit dhe e demokracisë në Kosovë. Forca jonë nuk buron nga mungesa e debateve apo e mendimeve ndryshe, por nga aftësia e jashtëzakonshme për t’i tejkaluar ato me maturi dhe respekt reciprok.
​Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet të plotë. Kemi nevojë të bëhemi shembulli më i mirë se si çdo pakënaqësi, çdo dallim dhe çdo sfidë e zgjidhim brenda familjes sonë – brenda shtëpisë së madhe të LDK-së. Vendi i bashkimit është tryeza jonë e përbashkët e bisedimit dhe e mirëkuptimit, ku interesat e shtëpisë sonë qëndrojnë gjithmonë mbi çdo interes tjetër.
​Unë jam plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit, Imriut dhe secilit koleg e veprimtar që i rreh zemra për rrugëtimin tonë.
​Është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe jo e largimit. Secili prej nesh ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vend të pacenueshëm në këtë strukturë, prandaj asnjë dallim nuk guxon të jetë më i madh se qëllimi ynë i përbashkët.
​Ju ftoj të gjithëve të më punojmë për pajtim, duke lënë anash çdo gjë që na ndan; për bashkim, duke u rreshtuar rreth vlerave tona të përbashkëta; dhe për urtësi, duke dëshmuar pjekurinë politike që e ka karakterizuar gjithmonë LDK-në.
​Vetëm të bashkuar, me urtësi dhe me besim tek njëri-tjetri, mund të jemi udhërrëfyesi dhe forca që i duhet vendit tonë.
​Na priftë e mbara! 🇽🇰

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj po thotë se pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Endrit Thaçi takohet me Edi Ramën thotë se “është ndër më të zëshmit në mbrojtje të UÇK-së”

1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun

Nga “LDK e bashkuar” në “si nuk u ngopën kurrë?” – Kriza e LDK-së tani del edhe në publik, por kush po kërkon dorëheqjen e Abdixhikut dhe kush jo?

Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë flotën detare me armë bërthamore
13:59 -24/06/2026
Deficiti tregtar për maj 2026 shënon rritje prej 4,0% krahasuar me maj 2025
13:33 -24/06/2026
Haradinaj po thotë se pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”
13:32 -24/06/2026
Shefi i EULEX-it thotë se shtetet e BE-së janë gati ta rrezikojnë jetën e policëve të tyre për ta mbështetur Kosovën
13:12 -24/06/2026
Shfaqet rasti i parë me Ebola në Francë
12:57 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?