KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale
Politikë

Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale

Kosova News
Kosova News 10:00 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se posa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të qershorit, do të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit.

Kurti përsëriti se vendi nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, por se tashmë vullneti i popullit i shprehur në zgjedhje, duhet të përkthehet në institucione funksionale.

“Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale, demokratike, të angazhuara e të përkushtuara për zhvillim e mirëqenie, arsim e shëndetësi, për siguri e mbrojtje, industri e prodhim, investime të mëdha infrastrukturore nga hekurudhat, te digat e jo vetëm”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Posa të certifikohet rezultati do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja. Konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit”, shtoi Kurti.

Kurti foli edhe për arrestimin e pesë ish-pjesëtarëve të policisë serbe për masakrën e Reçakut.

“Janë arrestuar 5 ish-pjestarë të policisë së Serbisë për masakrën e Reçakut. Përgëzojmë institucionet për arrestimin e tyre pas një hetimi 6 muajsh. Deri në vitin 2020, askush nuk është marrë për këtë. Kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurfar përpjektesh për ndjekje të përgjegjësve”, tha tutje ai.

Sipas tij, nga mijëra lëndë të trashëguara nga UNMIK-u, asnjë nuk lidhej me masakrën e Reçakut, duke e cilësuar këtë si dështim të gjatë në ndjekjen e përgjegjësve. Kurti ka kërkuar intensifikim të hetimeve dhe gjykimeve për krimet e luftës.

“Derisa po i afrohemi tri dekadave të plota nga lufta e fundit, dëshmitarët po plaken e jo pak të tjerë kanë vdekur. Andaj, është e domosdoshme që hetimet dhe gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov e ritëm të shtuar. Si qeveri e Republikës, jemi gjithmonë të interesuar, të angazhuar dhe të përkushtuar të ndihmojmë në këtë drejtim”, tha Kurti.

I pari i ekzekutivit në fjalën e tij ngushëlloi edhe familjen e dy motrave nga Kamenica, të cilat ishin viktima të një aksidenti në Gjermani ditë më parë, si dhe familjen e Valmir Morinës, i cili humbi jetën në vendin e tij të punës në Prizren.

Ndërkohë, shefi i ekzekutivit e ka uruar Ditën e Komunitetit Egjiptian, duke vlerësuar kontributin e tyre në shoqërinë kosovare dhe duke ritheksuar përkushtimin institucional ndaj tyre

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?