Ministria e Financave njofton se më 30 qershor do të mbahet ankandi i katërt për këtë vit.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar, në shumën prej 25 milionë euro.
Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.



