KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të botimit të revistës “Dituria Islame”
Politikë

Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të botimit të revistës “Dituria Islame”

Kosova News
Kosova News 15:00 -23/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë solemne, me rastin e shënimit të 40-vjetorit të botimit të revistës “Dituria Islame”.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri theksoi se “ky jubile që shënon jo vetëm botimin dhe vazhdimësinë e një tradite publicistike, kulturore dhe arsimore në Kosovë, por gjithashtu edhe avancimin e dijes, të menduarit dhe të aspektit intelektual në shoqërinë tonë”.

Ai më tej shtoi se Kosova nën okupim gjatë viteve ’90, gjersa liria e shprehjes dhe informimi në gjuhën shqipe u përballën me kufizime të rrepta, revista “Dituria Islame” e ruajti dhe vazhdoi botimin dhe shërbeu si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet, të cilat e preknin shoqërinë tonë.

“Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, lirisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë së gjithë qytetarëve të saj. Diversiteti ynë kulturor e fetar është një pasuri e çmuar e shoqërisë dhe një ndër themelet e bashkëjetesës që e karakterizon Kosovën”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri në detyrë Kurti uroi që “Dituria Islame” të vazhdojë të japë pra kontributin e saj në pasurimin e debatit publik, kulturës së dialogut, mendimit publik në Kosovë, si hapësirë e dijes, reflektimit dhe komunikimit midis brezave.

Fjala e plotë e Kryeministrit në detyrë Kurti:

I nderuari Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti Naim Tërnava,

I nderuari Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema, Shaqir Fetahu,

Të nderuar udhëheqës dhe drejtues të institucioneve dhe strukturave të BIK-ut,

Të nderuar studiues, kryeredaktorë, autorë dhe bashkëpunëtorë të revistës “Dituria Islame”,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Kam kënaqësinë të jem sot mes jush në këtë akademi solemne, me rastin e shënimit të 40-vjetorit të botimit të revistës “Dituria Islame”. Ky jubile që shënon jo vetëm botimin dhe vazhdimësinë e një tradite publicistike, kulturore dhe arsimore në Kosovë, por gjithashtu edhe avancimin e dijes, të menduarit dhe të aspektit intelektual në shoqërinë tonë.

Për katër dekada me radhë, revista “Dituria Islame” ka qenë pjesë e hapësirës sonë publike dhe intelektuale, duke trajtuar tema të besimit, kulturës, historisë, arsimit dhe të jetës shoqërore në përgjithësi. Ajo përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së publicistikës fetare në gjuhën shqipe dhe një prej botimeve më jetëgjata të Bashkësisë Islame të Kosovës.

E themeluar në qershor të vitit 1986, revista ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe përkushtim në shpalosjen e dinamikave shoqërore në periudha të ndryshme historike.

Kosova nën okupim gjatë viteve të ’90, gjersa liria e shprehjes dhe informimi në gjuhën shqipe u përballën me kufizime të rrepta, revista “Dituria Islame” e ruajti dhe e vazhdoi  botimin dhe shërbeu si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet të cilat e preknin shoqërinë tonë. Përmes faqeve të saj u pasqyruan sfidat me të cilat përballeshin qytetarët e Kosovës, si dhe ngjarje të rëndësishme të kohës. Në këtë mënyrë, revista kontribuoi në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe në dëshmimin e realiteteve të kohës për brezat që erdhën më pas.

Shënimi i këtij 40-vjetori është një rast për vlerësuar punën dhe përkushtimin e redaksive të njëpasnjëshme, të autorëve, studiuesve, publicistëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë që janë angazhuar te revista “Dituria Islame”, përgjatë këtyre dekadave. 

Gjatë periudhës së pasluftës, revista vijoi të jetë pjesë e jetës intelektuale, kulturore e edukative të vendit, duke trajtuar tema që lidhen me shoqërinë, arsimin, kulturën, etikën, dialogun e të tjera.

Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, lirisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë së gjithë qytetarëve të saj. Diversiteti ynë kulturor e fetar është një pasuri e çmuar e shoqërisë dhe një ndër themelet e bashkëjetesës që e karakterizon Kosovën.

Andaj, edhe institucionet e Republikës së Kosovës e vlerësojnë kontributin që komunitetet fetare japin në jetën shoqërore, kulturore, arsimore dhe humanitare të vendit, si dhe rolin e tyre në kultivimin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë. Harmonia ndër-fetare, e ndërtuar ndër breza, mbetet një nga vlerat më të larta të shoqërisë sonë dhe një shembull i rëndësishëm i kulturës sonë demokratike.

Pikërisht në këtë frymë të respektit të ndërsjellë, të bashkëjetesës dhe të pluralizmit demokratik, ne e vlerësojmë kontributin e institucioneve dhe komuniteteve fetare në zhvillimin kulturor, arsimor dhe shoqëror të Kosovës, e në veçanti të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, i shpreh urimet dhe mirënjohjen time për Bashkësinë Islame të Kosovës, redaksinë e revistës si dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi të gjatë e të suksesshëm.

Në veçanti ju falënderoj sepse e vëni theksin te dituria. Pra, te uria për të ditur. E vëni theksin te uria për ditë, për dritë, sepse nga dituria vjen përparimi në njërën anë, por në anën tjetër nëpërmjet diturisë ne e ruajmë aktivitetin e mendjes. Është tejet e rëndësishme sidomos te brezat e ri, për ata që po vijnë pas nesh, te adoleshentet, ta mirëmbajmë kureshtjen dhe pasionin për dije. Sepse pasiviteti mendor shkakton shumë probleme. E uria për dije, kureshtja dhe pasioni për dije, janë tejet të rëndësishëm për ata që vijnë pas nesh. Edhe ne duhet t’ua bartim pishtarin e kërkimit, studimit, mësimit, leximit edhe atyre siç e kanë bartur brezat e mëparshëm tek ne.

Uroj që “Dituria Islame” të vazhdojë të japë pra kontributin e saj në pasurimin e debatit publik, kulturës së dialogut, mendimit publik në Kosovë, si hapësirë e dijes, reflektimit dhe komunikimit midis brezave.

Ju faleminderit për ftesën e për vëmendjen!

Gjithashtu lexoni:

LDK tenton ta shtyjë vendin në protesta – Hoti thotë se Reagimi qytetar është i domosdoshëm për gazin amerikan

Qëndrim Kryeziu paralajmëron ankesë në Supreme për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë

KQZ: Rezultatet përfundimtare shpallën pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat

Bekim Haxhiu do t’i drejtohet Supremes: Ka bazë për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Kosova News 23/06/2026 23/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 26°
54%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
30 °C
Thu
31 °C
Fri
31 °C
Sat
32 °C

Lajmet e Fundit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit
17:41 -23/06/2026
Mbi 300 gjyqtarë marrin pjesë në zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KGJK-së
17:38 -23/06/2026
Chad Daniels – shefi i ri i Shtabit të KFOR-it
17:34 -23/06/2026
LDK tenton ta shtyjë vendin në protesta – Hoti thotë se Reagimi qytetar është i domosdoshëm për gazin amerikan
17:23 -23/06/2026
Çiklistët bëjnë gara, nesër kufizohet qarkullimi në disa rrugë të rajonit të Ferizajt
17:12 -23/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?