KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja prezanton mbështetjen e re për fermerët
Ekonomi

Muja prezanton mbështetjen e re për fermerët

Kosova News
Kosova News 13:33 -22/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar për hapjen zyrtare të aplikimit për Programin e Pagesave Direkte 2026, programi kryesor i mbështetjes për prodhimin bujqësor në Kosovë.

Sipas Ministrisë, programi i këtij viti paraqet një hap të rëndësishëm në reformimin e politikave mbështetëse në bujqësi dhe harmonizimin gradual të tyre me parimet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian, me fokus tek fermeri aktiv, rritja e prodhimit vendor, cilësia e produkteve dhe zhvillimi i fermave familjare.

Postimi i tij plotë:

Hapet Thirrja për Aplikim për Programin e Pagesave Direkte 2026Të nderuar fermerë të Republikës së Kosovës,Ju njoftoj se nga sot është hapur zyrtarisht aplikimi për Programin e Pagesave Direkte 2026, programi kryesor i mbështetjes së prodhimit bujqësor në Republikën e Kosovës.Programi i këtij viti paraqet një hap të rëndësishëm në reformimin e politikave mbështetëse në bujqësi dhe harmonizimin gradual të tyre me parimet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian. Ai është ndërtuar për të mbështetur fermerin aktiv, për të forcuar prodhimin vendor, për të rritur cilësinë e prodhimit dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e fermave familjare dhe gjeneratës së re të fermerëve.Përmes Programit të Pagesave Direkte 2026, fermerët do të kenë mundësi të përfitojnë nga katër shtyllat kryesore të mbështetjes:

  • Pagesa Bazë për të Ardhura për sipërfaqet e pranueshme bujqësore;• Pagesat Rishpërndarëse për fermat e vogla dhe të mesme, si dhe fermerët e rinj;
  • Pagesat e Lidhura me Prodhimin dhe Cilësinë për sektorët prioritarë të bujqësisë;
  • Eko-Skemat për prodhimin organik dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore.Programi i këtij viti vendos theks të veçantë tek prodhimi, rendimenti dhe cilësia, duke orientuar një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes drejt fermerëve që prodhojnë, investojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e tregut vendor. Synimi ynë është të rrisim konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor, të forcojmë sigurinë ushqimore dhe të krijojmë më shumë mundësi zhvillimi për zonat rurale.
    Periudha e aplikimit: 22 qershor – 21 korrik 2026, deri në ora 16:00 Aplikimi bëhet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

I ftoj të gjithë fermerët që të aplikojnë me kohë dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë saktësisë së të dhënave të deklaruara. Sipërfaqet, kulturat, kafshët, kosheret dhe prodhimi duhet të deklarohen në përputhje me gjendjen reale në fermë. Deklarimet e sakta mundësojnë verifikim më të shpejtë, më pak vonesa administrative dhe realizim më efikas të pagesave.

Po ashtu, për blegtorët është me rëndësi që kafshët të jenë të identifikuara dhe të regjistruara sipas kërkesave ligjore, ndërsa për sektorët ku kërkohen dëshmi të prodhimit dhe shitjes, dokumentacioni duhet të ruhet dhe të dorëzohet sipas afateve të përcaktuara.

Programi 2026 do të zbatohet me standarde të larta të transparencës, kontrollit dhe llogaridhënies. Verifikimet administrative, kontrollet në terren dhe monitorimi i parcelave do të sigurojnë që mbështetja publike të arrijë tek fermerët aktivë.Për informata shtesë, fermerët mund të drejtohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si dhe në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse:

  • Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunën përkatëse;
  • Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – www.mbpzhr-ks.net;• Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë – www.azhb-ks.net;• Adresën elektronike të AZHB-së: [email protected] të gjithë fermerët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë së Kosovës.Fermeri aktiv në qendër. Prodhimi vendor në fokus.Armend MujaMinistër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Gjithashtu lexoni:

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

Ky është çmimi i naftës për sot

Alarm për ndotjen në Badoc, kërkohen veprime urgjente për mbrojtjen e ujit

Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm

Kosova News 22/06/2026 22/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
57%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
29 °C
Wed
30 °C
Thu
30 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj, 2 milionë euro në vit për ish-deputetët
15:33 -22/06/2026
Ilir Babaramo: Shqiptarë të Kosovës, vërshoni në Tiranë!
15:32 -22/06/2026
Lajm i keq për Gjermaninë, Schlotterbeck jashtë Botërorit 2026
15:31 -22/06/2026
Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve
15:28 -22/06/2026
Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku
15:26 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?