KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq sërish ankohet se Kosova nuk po do zgjidhje kompromisi për targa: Kurti tha në Bruksel se do të jetë i suksesshëm
Politikë

Vuçiq sërish ankohet se Kosova nuk po do zgjidhje kompromisi për targa: Kurti tha në Bruksel se do të jetë i suksesshëm

Kosova News
Kosova News 13:46 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk sheh mundësi që çështja e targave me Kosovën të zgjidhet para 1 shtatorit dhe shtoi se ai beson se Kosova me shumë gjasa do të nisë fushatën për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

“Nuk mendoj se do të ketë shumë sukses në këtë çështje. Edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në Bruksel se do të jetë i suksesshëm dhe se serbët do të jenë të interesuar që t’i ndryshojnë targat. Le të shohim, është një proces që do të zgjasë. Nuk ka asnjë shans që kjo çështje të zgjidhet para 1 shtatorit”, deklaroi Vuçiq të martën, më 30 gusht.

Pas ndërmjetësimit të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, më 27 gusht Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për çështjen e dokumenteve të identitetit.

Megjithatë, vendimi i Prishtinës për riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia, pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

- Reklamë -

Sikurse vendimi i dokumenteve për hyrje-dalje dhe ai për targat u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët ngritën barrikada në veri të Kosovës.

Vlerësohet se 10.000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse PZ, KM, PR, UR e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës ka argumentuar se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS – që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës – por, Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

Vuçiq tha se mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim pas samitit të vendeve të Ballkanit dhe vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe disa përfaqësuesve të tjerë evropianë, por shtoi se atij i duket se aktualisht nuk ka mundësi për përparim.

“Nuk ka dëshirë në Prishtinë për të diskutuar për zgjidhje racionale dhe zgjidhje kompromisi. Ndoshta jam vetëm unë, ndoshta evropianët e dinë më mirë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se Serbia është “gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare në të gjitha rastet dhe mosmarrëveshjet ndërkombëtare”.

Ai tha se e vetmja politikë zyrtare e Beogradit është respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha rezolutat ndërkombëtare.

Ndërkaq, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, deklaroi më 29 gusht se çështja e targave është më e vështira për t’u zgjidhur. Megjithatë, ai shtoi se mbetet “optimist” sa i përket mundësisë së zgjidhjes së këtij problemi.

Qeveria e Kosovës, në fund të qershorit u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë pronarëve të veturave me targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato me RKS.

Ditë më parë, u arrit marrëveshje për liri të lëvizjes. Tash e tutje shtetasit e Kosovës dhe të Serbisë mund të udhëtojnë në këto dy vende pa telashe. Deri më tash, Serbia nuk i njihte letërnjoftimet e Kosovës, por në hyrje lëshonte një dokument të përkohshëm.

Kryeministri Albin Kurti paralajmëron hapat e radhës në raport me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti edhe pardje se Kosova është e interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke.

Por, derisa nuk arrihet kjo marrëveshje, e cila sipas Kurtit do të ishte ndërkombëtare, ligjërisht e obligueshme, Kosova do të ketë reciprocitet të plotë, i cili siç tha, do të vendoset gradualisht.

“Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin të cilin e kemi shpallur, njëjtë siç nuk mund të sillemi neutral ndaj vetes apo të marrim vendime të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor”, tha Kurti gjatë një adresimi para Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti tha se vendimet e fundit, sa i përket targave dhe dokumenteve serbe, kanë qenë në kuadër të ushtrimit të sovranitetit të Kosovës.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.

Dy vendimet – për targat dhe dokumentet serbe – rritën tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, që kulmuan me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës nga serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht. Barrikadat u hoqën dhe Qeveria e Kosovës u zotua për shtyrjen e zbatimit të vendimeve.

Kryeministri Albin Kurti paralajmëron hapat e radhës në raport me Serbinë

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?