KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Draft-rregullorja për taksat e reja në Prishtinë, Rafuna: Çdo taksë për bizneset i bartet qytetarit
Ekonomi

Draft-rregullorja për taksat e reja në Prishtinë, Rafuna: Çdo taksë për bizneset i bartet qytetarit

Kosova News
Kosova News 10:15 -21/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin e komunitetit të biznesit lidhur me draft-rregulloren e Komunës së Prishtinës për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, duke thënë se çdo taksë e re për bizneset përkthehet në kosto shtesë që në fund bartet te qytetarët.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna tha se Oda Ekonomike ende nuk ka zhvilluar diskutime me Komunën e Prishtinës për përmbajtjen e draft-rregullores dhe se është herët për të dhënë një vlerësim të plotë për efektet që mund të ketë te bizneset.

Rafuna tha se pas përfundimit të konsultimit publik presin të zhvillojnë takime me zyrtarët komunalë dhe me shoqatat e bizneseve për të analizuar ndikimin e masave të propozuara.

“Nuk kemi pasur një bashkëbisedim me komunën sa i përket draft-rregullores. Është draft-rregullore, presim që në një moment të caktuar të kemi një takim dhe t’i shohim se cilat do të jenë efektet e kësaj rregulloreje te bizneset, në qoftë se hyn në fuqi. Ne gjithmonë kërkojmë që bizneset të mos jenë të ngarkuara, se çdo taksë për bizneset, në fund, është kosto operative që i bartet qytetarit. Se qytetari është në fund konsumatori, i cili konsumon qoftë produktet e prodhuara, qoftë nëse i merr shërbimet prej biznesit, kështu që është shumë herët për ta dhënë një vlerësim të tillë; prapë, siç e thatë edhe ju, është në diskutim publik”, tha ai.

Sipas tij, ndër sektorët që mund të preken më shumë janë transporti dhe ndërtimtaria, për shkak të operimit të tyre në territorin e Prishtinës me mjete dhe makineri të regjistruara në komuna të tjera.

“Kemi pritje që, kur të mbyllet diskutimi publik, të kemi zyrtarët e komunës në një takim edhe që të diskutojmë, por edhe me bizneset tona brenda do ta diskutojmë, me shoqatat sidomos, këta më shumë t’i e prek shoqatën e transportit, qoftë të mallrave, qoftë të udhëtarëve, po edhe shoqatën e ndërtimit, kur dihet që ata brenda ditës qarkullojnë edhe kanë mauna, kanë makineri që i kanë të regjistruara në komuna të tjera. Dhe ata operojnë në Prishtinë, kështu që na duhet me pa se cilat janë mundësitë që biznesit të mos i ngarkohet me këtë taksë”, tha ai, për EO.

Kryetari i OEK-ut tha se ende ka paqartësi rreth mënyrës së zbatimit të disa prej masave të propozuara dhe kërkoi sqarime shtesë nga komuna para miratimit të rregullores.

“Për neve është e paqartë, për shkak se sipas paraqitjeve publike, aq sa kemi pas mundësi me pa, taksa thuhet që do të vendoset vetëm për vetura, por jo edhe për makineri ose mjete të punës. Për këtë arsye jam ndoshta i paqartë. E dyta, në qoftë se vendoset ndonjë taksë, se vendosja e çfarëdo takse qoftë, ajo është kosto ekstra për biznesin. Dhe padyshim, siç e thashë, i bartet konsumatorit se e rrit çmimin. Kështu që prapë i bëjmë thirrje zyrtarëve të komunës që, në një afat sa më të afërt, para se të dalë për votim kjo rregullore, para se të finalizohet, ta kemi edhe një takim në mënyrë që ta qartësojmë edhe më shumë se si do të implementohet dhe çka do të prekë, çka ka për objekt kjo rregullore”, tha ai.

Ai shtoi se, përveç përmbajtjes së masave, rëndësi ka edhe koha e zbatimit të tyre.

“Shikoni, duhet me e pa edhe momentumin. Se nganjëherë janë vendimet shumë të drejta, shumë të mira, mirëpo duhet me e ditë se kur është momentumi më i mirë për t’i futë në fuqi dhe për të filluar me i apliku. Kështu që, unë besoj që zyrtarët e komunës e kanë vlerësuar edhe këtë çështje dhe data e hyrjes në fuqi, ose muaji, ose viti, besoj që do të shqyrtohet prapë”, tha ai.

Komuna e Prishtinës ka nxjerrë për konsultim publik Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Konsultimi publik ka filluar më 13 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 24 qershor 2026.

Draft-rregullorja parasheh ndryshime në mënyrën e taksimit të bizneseve, duke përcaktuar tarifa vjetore sipas llojit të veprimtarisë ekonomike. Në draft janë përfshirë kategori të ndryshme biznesesh, përfshirë sektorin e ndërtimit, tregtisë, hotelerisë, shëndetësisë private, arsimit privat, bankave, telekomunikacionit dhe shërbimeve profesionale, me tarifa të veçanta për secilën veprimtari.

Dokumenti parasheh gjithashtu lirimin nga pagesa e taksës komunale për bizneset e reja gjatë vitit të parë të regjistrimit, si dhe ulje prej 50 për qind për bizneset në pronësi të grave dhe vajzave gjatë dy viteve të para të funksionimit.

Sipas draftit, bizneset me më shumë se një njësi afariste do të taksohen edhe për njësitë e tyre, ndërsa bizneset me seli jashtë Prishtinës, por me veprimtari në territorin e kryeqytetit, do t’i nënshtrohen pagesës së tarifave komunale për njësitë që operojnë në Prishtinë.

Draft-rregullorja përfshin edhe vendosjen e taksës së akomodimit prej 1 euro për person për çdo natë qëndrimi në objektet akomoduese, si dhe obligimin e operatorëve që ta mbledhin, raportojnë dhe transferojnë këtë taksë në komunë.

Po ashtu, dokumenti përmban dispozita për procedurat e faturimit, pagesës, ankesave dhe mbledhjes së detyrimeve komunale, si dhe dispozita kalimtare për zbatimin gradual të tarifave të reja

Gjithashtu lexoni:

Këto janë çmimet e derivateve për sot dhe nesër

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 21/06/2026 21/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj
13:39 -21/06/2026
Protesta hyn në ditën e 21-të, demonstruesit kalojnë natën para Kryeministrisë
13:37 -21/06/2026
Koncert përkujtimor “Nisma e Lirisë” në nder të heroit Hakif Zejnullahu
13:35 -21/06/2026
Kryeministri Edi Rama diskutime me Macron, pritet të takohen nesër në Paris, zbulohet agjenda
13:33 -21/06/2026
Reduktimi i KFOR, “rezultat i vlerësimit të kujdesshëm të kushteve në terren dhe jo sinjal i tërheqjes”
13:31 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?