KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
Politikë

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News
Kosova News 14:24 -19/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, i cili kishte për qëllim sigurimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në QKN-ja.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të përgatis një raport të detajuar lidhur me gjetjet për secilin vendvotim dhe sipas gjetjeve, zyrtarët e KQZ-së do njoftojnë organet kompetente për të ndërmarrë masat e tyre.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se tashmë duhet të priten ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit në QNR, që të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Në ora 12:00 është përmbyllur procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve, 185 sosh, për të cilat ka marrë vendim KQZ që të rinumërohen. Të dhënat nga ky proces i rinumërimit janë përditësuar në platformën e KQZ-së për rezultate. Me përfundimin e rinumërimit mund të konstatojmë se KQZ ka përmbyllur administrim e procesit që përfshin aktivitete në QKN si dhe në QNR. KQZ është i gatshëm që tani të bëj shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, pavarësisht që kemi zhvilluar edhe më herët, duhet të presim nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit në QNR”, tha Elezi.

Po ashtu, ai bëri të ditur se KQZ do të kërkojë konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse ka ndonjë ankesë e cila është në shqyrtim.

“Para shpalljes së rezultateve si zakonisht KQZ do të kërkoj konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nëse ka ndonjë ankesë e cila është në shqyrtim. Gjithashtu, ju njoftoj për procesin e rinumërimit, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të përgatis një raport të detajuar lidhur me gjetjet për secilin vendvotim, sepse siç dihet qëllimi i rinumërimit është pikërisht të sigurohemi se procesi i numërimit të fletëvotimeve në QKN është zhvilluar me saktësi ashtu siç është vullneti i votuesve në fletët e votimit”, tha ai.

Për çdo gjetje të dyshimtë në procesin e rinumërimit, Elezi tha se do njoftohet Prokuroria.

“Të gjitha aktiviteteve të QNR por edhe në QKN janë transparente, mund të vërehen vazhdimisht gjetje në tavolina të numërimit. Këto gjetje që edhe ju mund t’i vëreni, natyrisht se do të evidentohen në raportin, i cili do përgatitet nga QNR-ja. Ky raport do të jetë i detajuar për secilin vendvotim. I njëjti do tu dërgohet anëtarëve të KQZ-së për shqyrtim dhe natyrisht për vendimmarrje. Të gjitha ato çështje të cilat janë vërejtur gjatë këtij procesi të rinumërimit, nëse ka pasur dyshime për ndonjë keqpërdorim atëherë zyrtarët e KQZ njoftojnë zyrtarët e organeve kompetente për të ndërmarrë masat e tyre”, tha Elezi.
Afati për ankesa nga kandidatët për deputetë do të jetë 48 orë nga ora 12:00 e pasdites të ditës së premte.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Kosova News 19/06/2026 19/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?