KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Elezi: KQZ-ja përmbyll numërimin e të gjitha fletëvotimeve, vendos të rinumërohen 185 vendvotime
Politikë

Elezi: KQZ-ja përmbyll numërimin e të gjitha fletëvotimeve, vendos të rinumërohen 185 vendvotime

Kosova News
Kosova News 19:10 -17/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që brenda 10 ditësh të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor, raporton Ekonomia Online.

Fletëvotimet e fundit që janë numëruar të mërkurën i takojnë votimit me postë jashtë Kosoëvs dhe të votimit me kusht si dhe të personave me nevoja të veçanta.

Po në këtë ditë, me qëllim të verifikimit të saktësisë, KQZ ka vendosur që të rinumërojë 185 vendvotime, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

Të gjitha këto detaje janë bërë të njohura nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media në mbyllje të procesit të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatee.

“Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Në orën 14:30 të ditës së sotme, e mërkurë, 17 qershor, është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, është përmbyllur në orën 18:30”, tha Elezi.

Më tej, Elezi ka sqaruar se kur KQZ do të mund të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit. Sipas tij, nëse nuk do të ketë ankesa brenda 48 orëve për administrimin e numërimit nga dita e fundit, atëherë KQZ do të shpall këto rezultate.

“E drejta për ankesë lidhur me administrimin në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është një e drejtë që palët kanë mundur ta shfrytëzojnë në vazhdimësi, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Edhe për administrimin e numërimit në ditën e fundit, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ankesat mund të dorëzohen me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, tha Elezi.

Elezi ka treguar se gjatë ditës së mërkurë, KQZ ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka vendosur për të rinumëruar 185 vendvotimet e rregullta, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendra Komunale.

“Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”, tha Elezi.

Elezi ka rikujtuar aktivitetet kryesore që institucioni ka zhvilluar gjatë periudhës 8–17 qershor 2026, pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Sipas tij, në 38 Qendrat Komunale të Numërimit është bërë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në 2,498 vendvotime të rregullta, si dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga këto vendvotime.

Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është zhvilluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Bëhet fjalë për 47 vendvotime të vendosura në 30 përfaqësi diplomatike, ku më 6 qershor kanë votuar rreth 23 mijë shtetas të Kosovës. Po ashtu, është realizuar edhe numërimi i rreth 83 mijë fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

Elezi ka bërë të ditur se në QNR është kryer edhe numërimi i rreth 8,700 fletëvotimeve me kusht nga 52 vendvotime me kusht, si dhe numërimi i rreth 1,840 fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

Gjithashtu lexoni:

Nagavci: Sulmet ndaj Dejona Mihalit nuk flasin për të, flasin për mentalitetin e atyre që ende nuk e pranojnë gruan si zë të barabartë në jetën publike

Murati i reagon Ramës për transportin publik: Komuna e Prishtinës nuk i ka ndjekur procedurat ligjore

BE-ja dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

Gashi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK

Përfundon numërimi i votave, këta do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit

Kosova News 17/06/2026 17/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Nagavci: Sulmet ndaj Dejona Mihalit nuk flasin për të, flasin për mentalitetin e atyre që ende nuk e pranojnë gruan si zë të barabartë në jetën publike
21:40 -17/06/2026
Rama i reagon sërish Dejona Mihalit: Po përgatis padi për shpifje
21:26 -17/06/2026
Murati i reagon Ramës për transportin publik: Komuna e Prishtinës nuk i ka ndjekur procedurat ligjore
20:16 -17/06/2026
BE-ja dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje
20:10 -17/06/2026
Mbretëria e Bashkuar riafirmon përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës
20:08 -17/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?