Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Rrëshen–Reps.
Një shtetase nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, duke u përplasur për vdekje nga një automjet, raportoi “Top Channel” të hënën.
Ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim në Tiranë.
Raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


