Një grua rreth 69-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në aksidentin e trafikut që ndodhi më herët gjatë ditës sëdiel në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Vktima kishte pësuar politrauma të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkaq, në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdon të jetë bashkëshorti i saj, i cili po trajtohet në Qendrën Emergjente.
Ai ndodhet në sallën e operacionit, ku po intervenojnë ekipet e kirurgjisë vaskulare, mjekët e Qendrës Emergjente dhe anesteziologët.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.


