KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim
Lajme

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Kosova News
Kosova News 12:51 -14/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Problemi i qenve endacakë vazhdon të mbetet një ndër sfidat me të cilat përballen komunat e Kosovës, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e tyre. Përderisa rastet e sulmeve dhe helmimeve të qenve kanë nxitur reagime brenda dhe jashtë vendit, organizata vendore dhe ndërkombëtare po kërkojnë ta adresojnë çështjen përmes sterilizimit dhe vaksinimit.

Organizata “Animal of Kosovo”, ka bërë të ditur se deri më tani ka sterilizuar afër 4 mijë e 500 qen endacakë, ndërsa me mbështetjen e organizatave nga Holanda, synon financimin e sterilizimit të 1 mijë qenve të tjerë.

Drejtori i organizatës Animal of Kosovo, Sadri Sopi, për KosovaPress, tha se qëllimi i aktivitetit është parandalimi i rritjes së numrit të qenve endacakë dhe zgjidhja humane e problemit.

Fokusi i organizatës ishte në mbeturinoren e Pejës, e njohur si “ferri”, i qenve.

Kjo organizatë, po ashtu deri më tani ka marrë përgjigje vetëm nga komuna e Shtimes për ndihmë, ani pse ka kontaktuar 38 komuna të Kosovës.

“Deri më tani kemi sterilizuar afër 4 mijë e 500 qen, pasi dëshirojmë që të mos ngritët numri. Ne i kemi kontaktuar të gjitha komunat, deri më tani kemi vetëm një komunë, e Shtimes, që i është bashkangjitur aktivitetit tonë. Nga komunat tjera ende nuk kemi diçka konkrete, por jemi në bisedime me Mitrovicën, Drenasin dhe Podujevën dhe shpresojmë për aksione konkrete. Për fat të keq ato helmime i ka parë i gjithë bota dhe aty ne po dalim si popull që i vret kafshët dhe i helmon, ato nuk janë zgjidhje, ka sulme por duhet ta dimë shkaktarin e sulmeve.. Më së shumti kemi sterilizuar në komunën e Pejës, pasi që mbeturinorja në Pejë është e njohur në gjithë botën si “ferri” i qeneve, pasi aty jetojnë mbi 1 mijë e 500 qen e aty jemi koncentruar më së shumti. Veterinarët tanë janë të gatshëm për vetëm 50 euro, ndërsa komunat paguajnë deri në 200 euro për një qen”, tha Sopi.

Nga Holanda, Karen Soeter nga House of Animals tha se organizata do të financojë sterilizimin e 1 mijë qenve në Kosovë.

Ndërsa ambasadori i Animals of Kosovo, Piet Hellenans, tha se Kosova ka mundësi ta zgjidhë këtë problem përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave.

Hellenans tha se kjo do ndihmojë edhe në reputacionin e Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Gjëja e mirë për Kosovën është se është e vogël, kështu që problemi këtu mund të zgjidhet.. Po shoh se situata e qenve po përmirësohet, sidomos në zonat ku kemi qenë aktivë. Kemi pasur edhe biseda me qeverinë, sepse duhet të bashkëpunojmë të gjithë së bashku. Ne mund të bëjmë një pjesë të punës dhe marrim donacione nga Holanda për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi dhe kjo po funksionon.. Situata për qentë do të përmirësohet shumë, dhe po ashtu edhe për njerëzit, për shëndetin publik dhe për reputacionin e Kosovës në BE dhe për turizmin. Për këta 1 mijë  qen kemi siguruar 50 mijë euro”,tha Hellenans./KP

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 14/06/2026 14/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?