KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta
Siguri

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Kosova News
Kosova News 13:58 -11/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajori Ozkan Ullutash, ka deklaruar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë dhe se aktualisht nuk ka tregues për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë, megjithëse ka paralajmëruar se tensionet e pazgjidhura, retorika nxitëse dhe dezinformimi vazhdojnë të paraqesin sfida që kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme.

Ullutash tha se KFOR-i mbetet plotësisht i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës, duke theksuar se misioni i NATO-s është i pajisur, i trajnuar dhe i pozicionuar për të reaguar shpejt në rast nevoje.

Duke folur për situatën në veri, për Telegrafin, komandanti i KFOR-it vlerësoi se aktualisht gjendja është e qetë dhe se nuk janë regjistruar incidente të ngjashme me ato të vitit 2023, por nënvizoi se misioni nuk po e ul vigjilencën për shkak të çështjeve të pazgjidhura dhe ndikimit që mund të kenë dezinformimi dhe retorika e papërgjegjshme në terren.

Ai theksoi se KFOR-i vazhdon koordinimin e ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë, EULEX-in dhe autoritetet përkatëse në rajon, ndërsa përsëriti se stabiliteti afatgjatë në Kosovë nuk mund të arrihet përmes zgjidhjeve ushtarake, por përmes dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Në fakt, që nga mandati im i parë në krye të KFOR-it, situata e përgjithshme e sigurisë në gjithë Kosovën nuk ka ndryshuar ndjeshëm. Ajo është përgjithësisht e qetë. Nuk ka tregues, që tregojnë për rrezik të sigurisë apo kërcënime të drejtpërdrejta ndaj një mjedisi të sigurt dhe të qetë. Duke thënë këtë, ende ka një numër çështjesh të pazgjidhura që duhet t’i marrim parasysh. Pra, ne duhet të jemi vigjilentë, në thelb. Dhe kjo është ajo që KFOR-i bën çdo ditë duke mbajtur një prani të dukshme dhe fleksibile në terren përmes patrullimeve të rregullta, vendosjes së pikave të vëzhgimit dhe angazhimeve me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale për të siguruar ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Ulutash.

Ai ka thënë se situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë.

“Nuk kemi parë incidente të ngjashme të sigurisë që nga viti 2023. Pas aktit të papranueshëm të dhunës të kryer kundër paqeruajtësve të KFOR-it dhe gjithashtu paqeruajtësve në Zveçan dhe gjithashtu personelit të Policisë së Kosovës në Banjskë. Por siç kam thënë më parë, ka çështje të pazgjidhura, retorikë jo të dobishme herë pas here, dhe gjithashtu dezinformim të përsëritur. Të gjitha këto aspekte të kombinuara kanë ndikim të drejtpërdrejtë në situatën e sigurisë. Prandaj, ne nuk po e ulim vigjilencën”, ka thënë Ulutash.

Ai ka njoftuar se mbajnë komunikim të rregullt dhe transparent me të gjithë homologët e tyre, duke përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, EULEX-in, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, dhe Forcat e Armatosura Serbem për të parandaluar keqkuptimet dhe për të siguruar shkëmbimin në kohë të informacionit. Ulutash ka shtuar se kjo kontribuon drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe gjithashtu drejt stabilitetit rajonal.

Gjithashtu lexoni:

Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

DETAJE- Sulmohet me AK-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë të Malishevës

Arrestohet i dyshuari për sulm me armë ndaj një autobusi në Pagarushë të Malishevës

Vushtrri: FSK, Policia dhe KFOR-i largojnë 91 predha të Luftës së Dytë Botërore

Dhunohet një e mitur në Skenderaj, Prokuroria jep detaje

Kosova News 11/06/2026 11/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
85%
1 km/h
Thu
27 °C
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
24 °C
Mon
24 °C

Lajmet e Fundit

​U përfshinë në luftën në Siri/ GJKKO jep 112 vite burg për 14 të pandehurit (EMRAT)
16:30 -11/06/2026
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
16:24 -11/06/2026
Një stuhi e fortë godet Slloveninë, qindra ndërtesa të dëmtuara
16:22 -11/06/2026
Emigracioni, Papa: Dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë, nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi
16:17 -11/06/2026
Trump paralajmëron: Sonte do të godasim shumë fort Iranin, do të marrim edhe ishullin Kharg
16:15 -11/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?