Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet se ka kanosur verbalisht një zyrtar policor, pasi njësia policore i kishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 qershor 2026 në rrugën “Skender Latifi” në Prizren.
Lidhur me rastin, autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e nevojshme.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur verbalisht një zyrtar policor pasi njësia policore i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të datës 10 qershor 2026.


