KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush po dominon votat? Pamja e garës pas numërimit të rreth 35 për qind të kutive
Politikë

Kush po dominon votat? Pamja e garës pas numërimit të rreth 35 për qind të kutive

Kosova News
Kosova News 17:10 -09/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa deri tani janë përpunuar mbi 35 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se në katër partitë më të mëdha politike tashmë janë krijuar diferenca të dukshme mes kandidatëve më të votuar.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati më i votuar vazhdon të jetë Albin Kurti me 77 mijë e 921 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 61 mijë e 137 vota, Albulena Haxhiu me 35 mijë e 333 vota, Hekuran Murati me 30 mijë e 857 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 28 mijë e 550 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kryeson me 37 mijë e 614 vota. Në pesëshen e parë janë edhe Përparim Gruda me 23 mijë e 852 vota, Arian Tahiri me 20 mijë e 588 vota, Uran Ismaili me 18 mijë e 639 vota dhe Sala Jashari me 13 mijë e 132 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara deri më tani është Vjosa Osmani me 25 mijë e 57 vota. Pas saj vijnë Lumir Abdixhiku me 22 mijë e 717 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 17 mijë e 772 vota, Hykmete Bajrami me 14 mijë e 77 vota dhe Avdullah Hoti me 12 mijë e 835 vota.

Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini vazhdon të mbajë pozitën e parë me 13 mijë e 155 vota. Pas tij renditen Ramush Haradinaj me 11 mijë e 891 vota, Daut Haradinaj me 9 mijë e 49 vota, Besnik Tahiri me 7 mijë e 905 vota dhe Bekë Berisha me 6 mijë e 320 vota.

Me vazhdimin e numërimit, pritet të qartësohet edhe më tej gara për ulëset në Kuvendin e Kosovës, ndërsa renditja e kandidatëve mund të pësojë ndryshime deri në përfundimin e plotë të procesit.

Gjithashtu lexoni:

Nis verifikimi i 85,700 votave me postë

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Kancelari austriak pas takimit me Kurtin: Të kapërcehet kriza politike dhe të bëhet përparim i prekshëm në dialogun me Serbinë

Kurti zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Austrisë, Stocker

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Kosova News 09/06/2026 09/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Rashiq: Beogradi bëri presione ndaj serbëve dhe përdori ‘inxhiniering zgjedhor’ në Kosovë
19:34 -09/06/2026
Nis verifikimi i 85,700 votave me postë
19:17 -09/06/2026
Policia ndalon në veri veturën e raportuar të vjedhur në Fushë-Kosovë
19:11 -09/06/2026
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime sesa vendet e BE-së
18:31 -09/06/2026
Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
18:23 -09/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?