KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I dënuar për trafikim armësh në Shqipëri, kosovari transferohet për vuajtjen e dënimit në Kosovë
Siguri

I dënuar për trafikim armësh në Shqipëri, kosovari transferohet për vuajtjen e dënimit në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:41 -09/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një shtetas i Kosovës, i dënuar në Shqipëri për veprën penale “trafikim i armëve dhe municionit”, është transferuar të martën në Kosovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Policia e Kosovës njoftoi se transferimi është realizuar më 9 qershor 2026 përmes pikës kufitare në Morinë, në koordinim mes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive relevante të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë.

Sipas njoftimit, personi në fjalë ishte dënuar nga autoritetet shqiptare me pesë vjet burgim për trafikim të armëve dhe municionit. Pas transferimit në Kosovë, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vazhduar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, pasi një pjesë të tij e kishte kryer në Shqipëri.

Policia bëri të ditur se transferimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, marrëveshjet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në komunikatë thuhet se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu lexoni:

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Kosova News 09/06/2026 09/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë
10:09 -11/08/2026
Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës
09:59 -11/08/2026
Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër
09:29 -11/08/2026
Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë
09:12 -11/08/2026
Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët
08:43 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?