KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Operacioni “White Star”: Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë, drogë, para dhe 10 vetura
Kronika e Zezë

Operacioni “White Star”: Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë, drogë, para dhe 10 vetura

Kosova News
Kosova News 14:44 -09/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesë persona janë arrestuar të martën gjatë një operacioni të gjerë policor të koduar “White Star”, i cili u zhvillua në disa lokacione në Kosovë në kuadër të hetimeve për krim të organizuar, trafikim të narkotikëve dhe pastrim parash.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, aksioni është realizuar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore.

Pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit special, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe pastrimit të parave.

Gjatë kontrollit të lokacioneve, autoritetet kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm provash dhe pasurish, përfshirë:

6 armë;
5 karikatorë;
9.67 gramë kokainë;
35.18 gramë fara të marihuanës;
239 fishekë;
25 telefona mobilë;
7,595 euro para të gatshme;
10 automjete dhe një motoçikletë;
10 kompjuterë;
13 USB dhe një DVR;
16 ora dore.
Operacioni është mbështetur nga Europol, si dhe nga autoritetet e Belgjika, Franca dhe Holanda. Përfaqësues të këtyre institucioneve, së bashku me prokurorin e rastit, kanë monitoruar operacionin nga afër.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke vazhduar me veprime të koordinuara për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale

Gjithashtu lexoni:

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Kosova News 09/06/2026 09/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë
10:09 -11/08/2026
Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës
09:59 -11/08/2026
Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër
09:29 -11/08/2026
Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë
09:12 -11/08/2026
Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët
08:43 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?