KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot
Politikë

​Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot

Kosova News
Kosova News 12:19 -09/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova shpreson që sa më shpejt të funksionalizohen institucionet shtetërore të Kosovës në mënyrë që vendi të përfitoj nga Plani i Rritjes.

Këto komente ajo i bëri gjatë lansimit të Indeksin e Politikave për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) 2026 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i cili u bë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).

Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë theksoi se në kuadër të Planit të Rritjes, BE-ja ka vënë në dispozicion 880milionë euro për Kosovën gjatë tre viteve të ardhshme, në këmbim të zbatimit të reformave që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, nxitjen e investimeve dhe eksporteve, si dhe promovimin e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Palatova tha se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh i Kosovës, duke investuar deri më tani 3.7 miliardë euro.

“Ndërsa ndihma e Bashkimit Evropian fillimisht ishte e fokusuar në veprimet emergjente të ndihmës dhe rindërtim, tani ajo përqendrohet në rritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe integrimin evropian të Kosovës. Në kuadër të planit të rritjes që e përmenda më parë, 880 milionë euro gjatë tre viteve janë të gatshme për t’u investuar në Kosovë në këmbim të reformave, Kosova ka paraqitur një agjendë ambicioze reformash në fushën e zhvillimit të sektorit privat dhe mjedisit të biznesit. Kjo agjendë reformash përfshin shtatë reforma kryesore dhe 26 hapa të drejtuara drejt nxitjes së investimeve dhe eksporteve, një kornizë rregullatore të thjeshtuar dhe efektive, dhe në fund promovimin e inovacionit dhe rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, tha ajo.

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës BE-së në Kosovë shtoi se tani nevojitet përshpejtim i reformave dhe funksionalizim i institucioneve për të përfituar nga potenciali i Planit të Rritjes.

“Ajo që duhet të vijë tani është një përshpejtim i konsiderueshëm i ritmit të reformave. Agjenda e reformave është miratuar nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2024. Tani jemi në verën e vitit 2026 dhe po shohim skadimin e periudhës së parë të tolerancës, ku për herë të parë do të mund të masim formalisht se çfarë ka arritur Kosova gjatë periudhës së parë. Prandaj shpresojmë shumë që institucionet politike të Kosovës së shpejti do të bëhen plotësisht funksionale në mënyrë që Kosova të përfitojë plotësisht nga ky potencial”, tha ajo.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti duke theksuar se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë shtylla e ekonomisë, ai u shpreh se raporti i OECD është i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave që mbështesin zhvillimin e sektorit privat, fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, avancimin e inovacionit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për biznes. Përmes politikave tona dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë synojmë të ndërtojmë një ekonomi me qëndrueshmëri, inovacion dhe rezistencë ndaj sfidave”. Raporti i OECD paraqet një raport gjithëpërfshirës të bazuar në evidencë të politikave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme gjithashtu evidenton sfidat që duhet të adresohen si qasja në financa, zhvillimi i shkathtësive, transformimi digjital dhe i gjelbër, rritja e inovacionit”, tha ai.

Kryetarja e Divizionit të Evropës Juglindore të OECD-së, Marzena Kisielewska u shprhe se ky raport bazohet në Aktin e Biznesit të Vogël për Evropën.

Për OECD kyçe sipas saj është qëndrueshmëria e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

“Ne në OECD jemi përpjekur ta përkthejmë një politikë shumë të avancuar evropiane në një vlerësim dhe t’i kombinojmë standardet e BE-së dhe standardet e OECD-së në një të vetme. Pra, kjo fuqi transformuese e vlerësimit në njëfarë mënyre ju afron me të dyja organizatat… aNatyrisht, gjatë këtyre 20 viteve, politika për NVM-të ka evoluar. Çdo herë keni parë se ne në njëfarë mënyre kemi ndryshuar qasjen tonë, metodologjinë tonë dhe gjithashtu kemi ngritur pak më lart standardin e progresit tuaj. Këtë herë qasja është disi revolucionare, sepse në vend të një qasjeje lineare kemi aplikuar grupimet për të treguar më mirë dhe për të reflektuar më mirë ndryshimet reale që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve dhe shumë reformave që keni zbatuar në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kosova përkrah vendeve aleate në SOF Week 2026, Ambasada Amerikane uron FSK-në

Kurti: Austria, mbështetëse e rëndësishme për rrugën evropiane të Kosovës

Radoniqi: S’mund të japë datë të saktë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Prishtina bëhet qendër botërore e debatit për Gjykatën Speciale, emra të mëdhenj nga Geoffrey Nice te Tim Judah zbarkojnë në Kosovë

Këta janë kandidatët që deri tani nuk morën asnjë votë

Kosova News 09/06/2026 09/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i FSK-së pret në takim Zëvendës Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA
15:22 -09/06/2026
“Jam e tmerruar!” 3200 euro investohen për armë bërthamore çdo sekondë
15:14 -09/06/2026
Alimehmeti: Protesta duhet të marrë drejtim politik, përndryshe nuk arrihen 5 kërkesat
15:07 -09/06/2026
Një tjetër mbështetje financiare për Kievin/ BE transferon miliarda për Ukrainën
15:05 -09/06/2026
Suedia planifikon të sekuestrojë pronat që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare
15:02 -09/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?