Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.
Sipas vendimit të 4 qershorit 2026, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.54 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.41 euro – litri. Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.68 euro për litër.
MINT-i ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.


