Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka njoftuar se nesër, në ora 10:00, do të mbajnë një konferencë për media.
Sipas kësaj sindikate, kjo do të jetë një konferencë e jashtëzakonshme.
Pas zhvillimeve të fundit, duhet përkujtuar se SBAShK-u ditë më parë ka paralajmëruar grevë që nis nga 1 shtatori.


