KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
Politikë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News
Kosova News 10:09 -07/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e parë për media lidhur me procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen sot në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu nga DnV tha se sipas të dhënave nga terreni 1.6% e vendvotimeve janë hapur me vonesë.

“Rikujtojmë se sot, përveç misionit vendor të Demokracisë në Veprim, nuk kemi asnjë mision tjetër ndërkombëtar në vëzhgimin e këtij procesi. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm rolin edhe përgjegjësinë tonë edhe përkushtimin tonë sot për këtë proces. Në këtë fazë të hershme, vëzhguesit tanë kanë raportuar disa gjetje nga procesi i hapjes së vendvotimeve. Në territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2550 vendvotime, 2498 nga këto janë të rregullta edhe 52 me kusht. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur 1.6% e vendvotimeve, edhe kjo për shkak të mungesës së komisionerëve. Në disa raste vonesat në hapje lidhen edhe me mungesën e kabinave të votimit”, ka deklaruar ai.

“Në 2% të vendvotimeve ka pasur probleme në funksionalizimin e kamerave ose në mënyrën se si janë vendosur kamerat, e që mund të cenojë edhe fshehtësinë e votës. Po ashtu vlen të theksohet se në 16% të vendvotimeve nuk ka asnjë grua anëtare të komisionit, komisionerëve në këto vendvotime”, tha Kryeziu.

Kryeziu tha se pranë qendrave të votimit janë gjetur materiale promovuese të partive politike.

“Qasja në qendrat e votimit dhe ambientit përreth tyre, çdo qytetar duhet të ketë qasje të barabartë për të mundur për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Megjithatë, për shumë persona me aftësi të kufizuara fizike, ushtrimi i kësaj të drejte vazhdon të shoqërohet me pengesa. Sipas vëzhguesve tanë, rreth 1/5 ose 19% e qendrave të votimit në Kosovë ende nuk ofrojnë infrastrukturën e nevojshme për qasje të lehtë, duke kufizuar pjesëmarrjen e plotë të tyre në procesin demokratik.Ndërsa në ambientet jashtë qendrave të votimit, janë hasur materiale të subjekteve, materiale promovuese të subjekteve politike, meqenëse rregullat zgjedhore ndalojnë vendosjen e tyre brenda në perimetrin prej 100 metrash,” tha Kryeziu.

Gjithashtu lexoni:

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

Kosova News 07/06/2026 07/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?