KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
Ekonomi

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Kosova News
Kosova News 15:13 -05/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026, duke i hapur rrugë fillimit të procedurave për mbështetjen financiare të fermerëve në Kosovë.

Sipas Mujës, me këtë udhëzim obligohet Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë që të hapë thirrjen për aplikim në skemat e pagesave direkte, ndërsa pagesat do të realizohen pas procesit të verifikimit dhe brenda afateve të përcaktuara.

Ai ka bërë të ditur se paketa e subvencioneve për vitin 2026 sjell rritje të mbështetjes për disa sektorë të rëndësishëm të bujqësisë. Ndër risitë kryesore janë rritja prej 30 për qind për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur dhe në serra, si dhe për sipërfaqet e mbjella me pemë.

Po ashtu, rritje prej 20 për qind do të ketë për pagesat e grurit me rendiment të lartë, për sipërfaqet e mbjella me mjedra, patate dhe fasule, si dhe për mbështetjen e mëshqerrave për riprodhim dhe viçave për majmëri. Ndërkohë, për vreshtat është paraparë një rritje prej 10 për qind.

Sipas udhëzimit të ri, fermerët do të përfitojnë edhe subvencion prej 7 centësh për litër qumësht, 100 euro shtesë për kultivimin e hektarit të parë, 100 euro për hektar për plehun artificial dhe 54 euro për hektar për naftën.

Një masë e veçantë është edhe mbështetja prej 500 eurosh për të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç, të cilët regjistrohen për herë të parë në skemat e pagesave direkte.

Muja ka theksuar se të gjitha kulturat tjera bujqësore do të vazhdojnë të mbështeten sipas nivelit të vitit të kaluar.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Udhëzimi Administrativ është konceptuar si një kornizë afatgjatë, në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian, me qëllim që thirrjet për aplikim të hapen me kohë dhe të harmonizohen me kalendarin e punëve bujqësore, duke u mundësuar fermerëve planifikim më të mirë të prodhimit dhe investimeve.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Kosova News 05/06/2026 05/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?