Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, vizituan disa biznese në Lipjan duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës..
Në një postim publik, Ahmeti ka theksuar se zhvillimi i vendit nis nga puna, prodhimi dhe dija, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore dhe investimeve në sektorin prodhues.
“Kur toka punohet, kur prodhohet e investohet, fiton familja, fiton ekonomia dhe fiton Kosova”, ka shkruar ai.
Gjatë vizitës, Ahmeti dhe Konjufca janë njohur nga afër me aktivitetin e disa bizneseve në Lipjan, duke vënë në pah rolin e tyre në forcimin e ekonomisë lokale dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.


