KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV: “Anembanë” – transporti publik kudo në Kosovë
Politikë

VV: “Anembanë” – transporti publik kudo në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:02 -01/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti dhe partnerët e koalicionit janë zotuar për një transformim të thellë të transportit publik në Kosovë, përmes jetësimit të Programit

“Anembanë” një model i ri që synon ta bëjë lëvizjen më të lirshme, më të lehtë dhe më të përballueshme për secilin qytetar.

Sot, transporti publik në Kosovë mbetet i fragmentuar, i paorganizuar dhe shpesh i papërballueshëm për qytetarët. Në shumë komuna mungon trafiku urban funksional, ndërsa lidhjet ndërurbane varen nga sisteme të ndara, pa koordinim dhe pa integrim të mirëfilltë.

Për pasojë, qytetarët detyrohen të përdorin vetura private edhe për udhëtimet më të zakonshme, duke rritur kostot familjare, trafikun dhe ndotjen.

Pikërisht për këtë arsye, Programi “Anembanë” synon krijimin e rrjetit të integruar të transportit publik në tërë territorin e Kosovës. Fillimisht do të investohet në organizimin dhe funksionalizimin e trafikut urban në secilën komunë, ndërsa më pas sistemi do të zgjerohet me integrimin e trafikut ndërurban në nivel kombëtar.

Qëllimi është i qartë, qytetarët të mund të lëvizin në të gjithë Kosovën me një sistem të vetëm transporti publik, të koordinuar dhe funksional.

Një nga elementet kryesore të këtij transformimi është krijimi i biletës mujore të integruar.

Çdo shfrytëzues do të ketë mundësi të udhëtojë anembanë Kosovës, duke përdorur transportin urban dhe ndërurban pa pasur nevojë për bileta të ndryshme apo pagesa shtesë për secilin udhëtim.

Parimi do të jetë “Një biletë – një çmim”.Bileta do të subvencionohet nga shteti dhe synimi është që, me një kosto të përballueshme prej vetëm 10 euro në muaj, secili qytetar të ketë qasje në transport publik në të gjithë territorin e vendit.

Ky model është politika jonë e transportit publik. Por po ashtu është politikë sociale, ekonomike dhe zhvillimore. Një sistem bashkëkohor i transportit publik funksional ul shpenzimet e familjeve, lehtëson qasjen në punë, shkollim dhe shërbime, zvogëlon trafikun dhe ndotjen, si dhe krijon qytete më të jetueshme. Veçanërisht vajzat dhe gratë e kanë një nga shërbimet më të domosdoshme në përditshmërinë e tyre.

Në shumë fshatra dhe zona të largëta të Kosovës, qytetarët ende përballen çdo ditë me mungesën e transportit publik funksional. Nxënësit, studentët, punëtorët dhe të moshuarit shpesh mbeten të izoluar ose detyrohen të shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për lëvizje.

Në shumë raste, mungesa e linjave të rregullta ua vështirëson qasjen në shkollim, punë, shërbime shëndetësore dhe aktivitete ekonomike. Pikërisht për këtë arsye, Programi “Anembanë” synon që transporti publik të mos mbetet privilegj vetëm për qendrat urbane, por të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, duke garantuar lidhje më të mira, më të lira dhe më të barabarta për secilin qytetar, pavarësisht vendit ku jeton.

Në shumë vende evropiane, subvencionimi i transportit publik është bërë pjesë e politikave bashkëkohore sociale dhe ekonomike. Me Programin “Anembanë”, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe qeveria Kurti synon të ndërtojë një model të ngjashëm, ku lëvizja nuk është privilegj, por e

drejtë e garantuar për secilin qytetar e qytetare.

Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Kryeministrin Kurti dhe partnerët e tyre, transporti publik nuk shihet vetëm si çështje infrastrukture, por si investim në barazi, zhvillim dhe cilësi të jetës. Andaj në këto zgjedhje ky është një nga zotimet kryesore të fushatës.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Kosova News 01/06/2026 01/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?