KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Punëtorët që humbin vendin e punës do të mbështeten nga shteti
Lajme

Kurti: Punëtorët që humbin vendin e punës do të mbështeten nga shteti

Kosova News
Kosova News 14:29 -29/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

“Secili punëtor që pas më shumë se 12 muaj angazhim në një ndërmarrje e humb vendin e punës pa fajin e tij, do të mbështetet për një periudhë të caktuar nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore”.

Jo rastësisht slogani i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 116 në këto zgjedhje është: “Krejt për shtet – shtet për krejt”. Kryeministri Albin Kurti ka publikuar zotimet për thellimin e shtetit social, ku punëtori nuk mbetet i pambrojtur përballë humbjes së vendit të punës, pasigurisë ekonomike apo nevojave familjare.


Në ekonomitë bashkëkohore evropiane, zhvillimi ekonomik nuk matet vetëm me rritjen e prodhimit dhe investimeve, por edhe me nivelin e sigurisë që shteti u garanton qytetarëve të tij. Pikërisht për këtë arsye, pothuajse të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian kanë sisteme të sigurimeve shoqërore dhe mbështetjes për papunësinë, të cilat konsiderohen pjesë themelore e stabilitetit ekonomik dhe social.

Qeveria “Kurti” në mandatin e ri do të themelojë Fondin e Sigurimeve Shoqërore, si institucion publik që do të ofrojë mbështetje financiare për punëtorët që pa fajin e tyre e humbin vendin e punës.

Ky fond synon të krijojë një mekanizëm të qëndrueshëm të sigurisë sociale, të ngjashëm me modelet që funksionojnë prej dekadash në shtetet evropiane. Në Gjermani, Austri, Francë, Itali apo shtetet nordike, sigurimet shoqërore dhe përfitimet për papunësinë shërbejnë si stabilizator ekonomik në kohë krizash dhe tranzicionesh në tregun e punës. Këto sisteme jo vetëm që mbrojnë familjet nga rënia e menjëhershme në varfëri, por edhe ruajnë fuqinë blerëse dhe stabilitetin ekonomik të vet shtetit.


Sipas modelit të propozuar nga VETËVENDOSJE!, secili punëtor që pas më shumë se 12 muaj angazhim në një ndërmarrje e humb vendin e punës pa fajin e tij, do të mbështetet për një periudhë të caktuar nga ana e fondit. Kjo mbështetje synon të ndihmojë qytetarët të kalojnë periudhën e tranzicionit pa rrezikuar stabilitetin ekonomik të familjes së tyre.

Në mungesë të një sistemi funksional të sigurimeve shoqërore, humbja e vendit të punës shpesh nënkupton rrezik të menjëhershëm për standardin jetësor të familjes.

Një treg pune i ditëve të sotme nuk mund të funksionojë mbi frikën dhe pasigurinë e vazhdueshme të punëtorëve.

Siguria sociale nuk është pengesë për zhvillimin ekonomik, përkundrazi, ajo krijon stabilitet më të madh në tregun e punës, rrit besimin në ekonomi dhe ndihmon në krijimin e marrëdhënieve më të qëndrueshme ndërmjet punëtorit dhe ndërmarrjes.

Shtetet me produktivitetin më të lartë në Evropë janë njëkohësisht shtetet me mbrojtjen më të fortë sociale për punëtorët. Kjo sepse ekonomia nuk ndërtohet mbi pasiguri dhe paga të ulëta, por mbi stabilitet social, konsum të qëndrueshëm dhe punë të dinjitetshme.
Fondi i Sigurimeve Shoqërore do të mbulojë gjithashtu pagesën e pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror, qoftë për nënën apo për babain, varësisht nga preferencat brenda familjes. Përmes kësaj politike synohet jo vetëm mbështetja e familjeve të reja, por edhe krijimi i një balance të drejtë ndërmjet jetës familjare dhe angazhimit profesional.

Në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, pushimi prindëror dhe sigurimet sociale konsiderohen investim strategjik në familje, barazi sociale dhe zhvillim afatgjatë demografik. Qeveria “Kurti” synon që edhe Kosova të ndërtojë gradualisht standarde të ngjashme sociale dhe të punës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kryeministri në detyrë Kurti besojnë se shteti nuk duhet të jetë vetëm garantues i tregut, por edhe garantues i sigurisë sociale dhe dinjitetit të punës. Një ekonomi e zhvilluar nuk ndërtohet mbi pasiguri dhe frikë sociale, por mbi stabilitet, mbrojtje të punëtorëve dhe besim në të ardhmen. Një shtet i të gjithëve aq sa matet me rritjen ekonomike, matet dhe me aftësinë për të mos lënë askënd pas në kohë vështirësie.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Kosova News 29/05/2026 29/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?