KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli Prokurorial del me njoftim lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit
Siguri

Këshilli Prokurorial del me njoftim lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit

Kosova News
Kosova News 15:22 -26/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) rikujton se emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit realizohet në përputhje me kornizën kushtetuese dhe ligjore, përmes propozimit nga KPK-ja dhe emërimit me dekret nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

KPK thekson se propozimi i vitit 2022 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka rezultuar në emërim, pasi nuk është nxjerrë asnjë dekret presidencial, emërimi nuk është finalizuar dhe asnjë kandidat nuk ka fituar të drejtën për ushtrimin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti me propozim të KPK-së. Po ashtu, Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës përcakton përgjegjësinë e Këshillit për të propozuar Kryeprokurorin e Shtetit dhe për të siguruar zbatimin e procedurave ligjore, parimeve të meritës dhe transparencës.

Këshilli thekson se pozita e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbetur pa mandat të plotë që nga prilli i vitit 2022, ndërsa detyrat janë ushtruar me ushtrues detyre. Kjo situatë e zgjatur ka krijuar pasiguri institucionale dhe ligjore, duke ndikuar në funksionimin, efikasitetin dhe kredibilitetin e sistemit prokurorial.

Nevoja për një proces të rregullt, transparent, të bazuar në meritë dhe të zhvilluar në kohë është theksuar vazhdimisht në raportet e Komisionit Evropian për Kosovën për vitet 2023, 2024 dhe 2025, të cilat nënvizojnë vonesat në plotësimin e kësaj pozite dhe bëjnë thirrje për një procedurë të shpejtë, transparente dhe të bazuar në meritë.

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe takimeve përkatëse të nënkomiteteve, Bashkimi Evropian ka theksuar nevojën që procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të zhvillohet brenda afateve të arsyeshme dhe në përputhje me agjendën e reformave dhe rekomandimet përkatëse.

Qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile

KPK merr parasysh qëndrimet publike të partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave relevante, të cilat theksojnë rëndësinë e një procesi të drejtë, transparent dhe të bazuar në meritë:

-Zyra e Bashkimit Evropian ka deklaruar se procesi i përzgjedhjes duhet të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar në meritë, duke shprehur zhgënjim për mosrespektimin e këtyre parimeve në proceset e mëparshme dhe duke bërë thirrje për përmirësim të praktikave institucionale.
-Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se procesi i përzgjedhjes duhet të jetë objektiv, transparent dhe i bazuar në meritë, duke vënë në dukje se çdo shmangie nga këto parime dëmton besimin në institucionet e drejtësisë.
-Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka theksuar nevojën për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
-Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë ka shprehur zhgënjim me procesin e mëparshëm të përzgjedhjes dhe ka deklaruar se mungesa e transparencës dhe meritokracisë nuk përbën rrugë përpara.
-Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar rëndësinë e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë, duke deklaruar se do ta monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes.

KPK gjithashtu merr parasysh qëndrimet dhe raportet e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë sektorin e drejtësisë në Kosovë, përfshirë IKD-në, GLPS-në, FOL-in, INPO-n dhe KDI–në, të cilat në vazhdimësi kanë bërë thirrje për një proces të ri, të ligjshëm, transparent dhe të bazuar në meritë.

Në veçanti, Raporti i 24 marsit 2022 i koalicionit të shoqërisë civile (IKD, GLPS dhe FOL) rekomandoi anulimin e procesit ekzistues dhe shpalljen e një konkursi të ri për Kryeprokurorin e Shtetit, duke theksuar nevojën për integritet dhe transparencë në përzgjedhje.

KPK gjithashtu i referohet standardeve dhe opinioneve relevante të Komisionit të Venecias, të cilat theksojnë rëndësinë e garantimit të pavarësisë dhe llogaridhënies së prokurorisë, shmangies së politizimit, sigurisë juridike, transparencës, kritereve objektive dhe procedurave të bazuara në meritë, integritet dhe përgjegjësi.

Në këtë kontekst, duke marrë parasysh mungesën e një emërimi të finalizuar, periudhën e zgjatur që nga prilli i vitit 2022 kur pozita ka mbetur pa mandat të plotë, nevojën për siguri juridike dhe funksionim të rregullt institucional, si dhe për të shmangur çdo paqartësi lidhur me procedurat e mëparshme apo perceptimin e ekzistencës së propozimeve paralele pranë Presidentit apo Ushtruesit të Detyrës së Presidentit, KPK sqaron se propozimi i vitit 2022 nuk mbahet më për qëllime të emërimit nga Presidenti.

Ky sqarim nuk përbën anulim të konkursit të vitit 2022, nuk paragjykon asnjë kandidat dhe nuk ndikon në të drejtën e kandidatëve të kualifikuar për të marrë pjesë në procedurën e re të përzgjedhjes.

Qëllimi i këtij sqarimi është të ofrojë siguri juridike, qartësi institucionale dhe të mundësojë zhvillimin e një procesi të ri, të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit me mandat të plotë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, inkurajon të gjithë prokurorët që plotësojnë kushtet ligjore të aplikojnë në konkursin e ri të shpallur në takimin e mbajtur më 18 maj 2026, i cili do të jetë i hapur deri më 10 qershor 2026 (Vendimi KPK Nr. 268/2026 ).

KPK do të vazhdojë procedurat përkatëse në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, legjislacionin sekondar në fuqi dhe parimet themelore të sundimit të ligjit, pavarësisë institucionale, trajtimit të barabartë, transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Kosova News 26/05/2026 26/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?