Abetarja e Përbashkët Unike tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.
Lidhur me këtë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar për abetaren e përbashkët mes Prishtinës dhe Tiranës.
“Gëzuar abetaren e parë të unifikuar, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”, shkroi Rama, transmeton KosovaNews.


