KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Depozitat në bankat e Kosovës arrijnë rekord të ri prej 6.75 miliardë eurosh
Ekonomi

Depozitat në bankat e Kosovës arrijnë rekord të ri prej 6.75 miliardë eurosh

Kosova News
Kosova News 16:53 -19/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar një nivel të ri rekord, duke kaluar shifrën prej 6.7 miliardë eurosh.

Depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në bankat komerciale në Kosovë kanë vazhduar të mbeten në nivele të larta edhe gjatë vitit 2026, duke kaluar shifrën prej 6.75 miliardë euro, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Qendrore.

Sipas raportit të BQK-së për rezervën e obliguar dhe likuiditetin bankar, në prill të vitit 2026 depozitat totale në bankat komerciale kanë arritur në 6 miliardë e 753 milionë euro, duke shënuar rritje të lehtë prej rreth 0.15 për qind krahasuar me muajin mars.

Në mars 2026, depozitat ishin në nivelin 6.74 miliardë euro, ndërsa në shkurt 2026 kishin arritur në 6.79 miliardë euro, që përbën nivelin më të lartë të regjistruar në muajt e parë të vitit.

Në krahasim me një vit më parë, vërehet rritje e ndjeshme e kursimeve në sistemin bankar. Në janar 2025, depozitat totale ishin rreth 5.79 miliardë euro, ndërsa në dhjetor 2025 kishin arritur në 6.48 miliardë euro.

Raporti thekson gjithashtu se bankat komerciale kanë vazhduar të mbajnë nivele të konsiderueshme të rezervave financiare. Në prill 2026, totali i rezervave të aseteve të bankave, që përfshin balancat në BQK dhe paranë e gatshme, arriti në rreth 840.3 milionë euro.

Nga kjo shumë, 681.4 milionë euro ishin të depozituara në Bankën Qendrore të Kosovës, ndërsa 158.9 milionë euro përbënin para të gatshme në banka.

Të dhënat tregojnë se rezervat e bankave kanë qenë mbi minimumin e kërkuar ligjor. Në prill 2026, bankat kishin rreth 164.9 milionë euro më shumë se niveli minimal i rezervës së obliguar, duke reflektuar stabilitet të likuiditetit bankar.

Rezerva e obliguar përfaqëson shumën minimale që bankat duhet ta mbajnë si garanci financiare për të siguruar stabilitetin e sistemit bankar dhe për të përmbushur kërkesat e klientëve.

Sipas BQK-së, sistemi bankar në Kosovë vazhdon të mbetet likuid, ndërsa depozitat mbeten në nivele të larta pavarësisht luhatjeve të vogla mujore.

Asetet e BQK-së në fund të prillit 2026 arritën vlerën prej 1.90 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 38.02 milionë euro krahasuar me muajin mars.

Nga gjithsej asetet, investimet në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 30 prill 2026 arritën rreth 1.38 miliardë euro.

Krahasuar me muajin paraprak, këto investime janë rritur për 19.12 milionë euro, ku depozitat janë rritur për 13.64 milionë euro, ndërsa letrat me vlerë për 5.48 milionë euro.

Depozitat në BQK deri më 30 prill 2026 ishin 1.59 miliardë euro, me rritje prej 37.05 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake./monitor/

Kapitali i Bankës Qendrore të Kosovës ishte 137.69 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare në fund të prillit 2026 arritën në 1.48 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 42.13 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Gjithashtu lexoni:

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 19/05/2026 19/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?