KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IPK-ja nis hetime lidhur me pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore pas një incidenti në “Prishtina Mall”
Siguri

IPK-ja nis hetime lidhur me pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore pas një incidenti në “Prishtina Mall”

Kosova News
Kosova News 10:22 -07/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është njoftuar lidhur me një incident të raportuar gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, në vendparkimin e qendrës tregtare “Prishtina Mall”, ku ishin të përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ( me gradën e kapitenit) si dhe dy qytetarë, njëri prej të cilëve i mitur.

Pas njoftimit për rastin, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, me qëllim të verifikimit të rrethanave dhe mbledhjes së informacioneve fillestare lidhur me incidentin.

Sipas të dhënave fillestare, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me vendparkimin, ndërsa personat e përfshirë më pas janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit.
Gjatë trajtimit të këtij rasti, në IPK janë ngritur pretendime për tejkalim të autorizimeve policore nga një zyrtar tjetër policor ndaj njërit prej qytetarëve të përfshirë në incident.

Bazuar në informacionet fillestare të pranuara nga hetuesit e IPK-së, njëri nga personat e përfshirë ka pretenduar se pas shoqërimit në polici, ndaj tij është përdorur forcë nga një zyrtar policor në stacionin policor të Graçanicës.

Lidhur me këto pretendime, hetuesit e IPK-së kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin kompetent dhe, nën drejtimin e tij, kanë ndërmarrë dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të të gjitha rrethanave të rastit.
Në kuadër të hetimit, zyrtari policor i dyshuar për keqtrajtim është suspenduar me rekomandim të IPK-së, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale: “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Hetimet ndaj qytetarëve të përfshirë do të vazhdojnë të ndërmerren nga Policia e Kosovës në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent në drejtim të veprës penale të sulmit kurse ndaj zyrtarit policor (me gradën e kapitenit) veprimet hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së me dyshimin për veprën penale të kanosjes.

IPK-ja thekson se hetimi është në fazën fillestare dhe se të gjitha veprimet hetimore po zhvillohen në koordinim me prokurorin kompetent, duke respektuar procedurat ligjore, të drejtat e të gjitha palëve të përfshira dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar që çdo pretendim për keqpërdorim të autorizimeve policore apo shkelje të të drejtave të qytetarëve të trajtohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Gjithashtu lexoni:

Nga Kaçaniku te Pavarësia: Kurti kujton 36-vjetorin e Republikës

Nga Kaçaniku te Pavarësia: Kurti kujton 36-vjetorin e Republikës

Nënshkruhet Marrëveshja e Participimit për pjesëmarrjen e FSK-së në Gaza

Vazhdon gjykimi ndaj Boban Toniqit për krime lufte, dëshmon një nga dëshmitarët

Ambasadori i BE-së Schuebel takon Sveçlën dhe drejtorin e policisë, flasin për çështjen e sigurisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?