KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK dënon sulmin ndaj Mehanit të VV-së: Mospajtimet politike të mbeten brenda normave demokratike
Politikë

LDK dënon sulmin ndaj Mehanit të VV-së: Mospajtimet politike të mbeten brenda normave demokratike

Kosova News
Kosova News 16:04 -14/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas incidentit të dhunshëm në Skenderaj, duke dënuar ashpër, siç e ka quajtur, “dhunën politike” dhe klimën e gjuhës së urrejtjes në vend.

LDK-ja ka shprehur shqetësim për, sipas saj, përhapjen e kërcënimeve, linçimeve dhe “terrorit digjital”, duke theksuar se retorika përçarëse dhe nxitëse po krijon një ambient të rrezikshëm për jetën publike dhe debatin demokratik në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon me vendosmëri dhunën e sotme politike dhe shpreh shqetësimin e thellë për klimën e rrezikshme të gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe terrorit digjital që, prej kohësh, po rëndon jetën publike dhe debatin demokratik në Republikën e Kosovës”, ka shkruar LDK në Facebook.

LDK ka vlerësuar se mospajtimet politike duhet të mbeten brenda normave demokratike dhe institucionale, duke shtuar se Kosova ka nevojë për debat politik dhe garë idesh, e jo për frikësim apo sulme ndaj kundërshtarëve politikë.

Tutje, kjo parti u ka bërë thirrje akterëve politikë, institucioneve dhe shoqërisë që të kontribuojnë në ruajtjen e një klime të qetë demokratike dhe respektimin e kulturës së komunikimit publik.

“Çdo akt dhune, çdo gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për intimidim politik duhet të refuzohet qartë dhe pa ekuivok nga të gjithë”, thuhet në fund të reagimit të LDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Propozimi i parë nga opozita: Aleanca e gatshme të bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit pa hyrë në qeveri, propozon paketë prioritetesh zhvillimore

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Zjarrëfikësit ende po përballen me zjarrin në ndertesën te Parku i Qytetit, Rama del në vendngjarje

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Kosova News 14/05/2026 14/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

Pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve spanjolle, arrestohet një i kërkuar me INTERPOL
15:35 -27/06/2026
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
15:21 -27/06/2026
Ilaçi revolucionar që mund të shtyjë me vite diabetin e tipit 1
15:13 -27/06/2026
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
15:06 -27/06/2026
Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
15:02 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?