KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Teatri Kombëtar i Kosovës po restaurohet, pritet të eliminohen të gjitha problemet
Kulturë

Teatri Kombëtar i Kosovës po restaurohet, pritet të eliminohen të gjitha problemet

Kosova News
Kosova News 09:33 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me vendim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Teatri Kombëtar i Kosovës që nga data 1 korrik ka mbyllur dyert për publikun për shkak të renovimit të objektit.

Me një audiencë prej 1500 personave për shfaqje teatrale, objekti i Teatrit Kombëtar së shpejti do të ketë një renovim të tërësishëm.

Kushtrim Sheremeti, drejtor i këtij institucioni kulturor, thotë se renovimi ka qenë i domosdoshëm pasi një renovim të tillë teatri nuk e ka pasur që nga koha e themelimit të tij.

Ai thotë se përkundër shfaqjeve që kanë pasur në Teatrin Kombëtar, tash gjatë kohës së renovimit të objektit kanë dy hapësira të cilat do t’i shfrytëzojnë deri në përfundimin e punimeve.

- Reklamë -

“Teatri Kombëtar i Kosovës ka gati për çdo natë shfaqje në skenën e madhe dhe skenën e vogël. Tash në situatë ku nuk e dimë si do ta menaxhojmë për shkak se i kemi dy hapësira, me të cilat po mundohemi ta vazhdojmë punën tonë derisa të kryhet renovimi i teatrit. Njëra prej tyre është amfiteatri i Pallatit të Rinisë, të cilin presim ta adaptojmë dhe ta shfrytëzojmë për skenën e vogël. Në anën tjetër, kemi marrë premtime edhe nga Komuna e Prishtinës që do të mund ta përdorim edhe ish-objektin e kinemasë “Rinia” për nevojat e Teatrit Kombëtar të Kosovës, përkatësisht që aty ta zhvendosim skenën e madhe deri në renovimin e tërësishëm. Kështu që nuk e di se kur do të fillojmë me reportuare. Nga tetori do të mundohemi të kemi reportuaret tona të rregullta dhe prodhimin e shfaqjeve të reja”, thotë për KosovaPress, Sheremeti.

Ai shton se restaurimi i objektit të teatrit është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për komunitetin artistik, por edhe për publikun kosovar.

“Po, renovimi i teatrit ka qenë i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm. Ne shpresojmë të jemi të lumtur kur të eliminohen të gjitha problemet që kanë qenë të natyrës teknike, sanitare, dhe mezi presim të kthehemi në këtë objekt dhe të vazhdojmë punën”, tha ai.

Sheremeti flet edhe për bashkëpunimin që ka Teatri Kombëtar i Kosovës me teatrot e rajonit.

“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë sidomos me Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe atë të Shkupit, për shkak që është e natyrshme që të kemi bashkëpunim edhe që e kemi edhe të njëjtën gjuhë që flasim në teatër. Gjuha është faktor shumë i rëndësishëm brenda teatrit, por e kemi edhe audiencën afërsisht të njëjtë që mund të qarkullojë në këto teatro. Përndryshe, Teatri Kombëtar i Kosovës para tre muajve është anëtarësuar në Konventën teatrore evropiane e që është një platformë më e madhe evropiane”, thotë ai.

Pavarësisht mungesës së shfaqjeve teatrale, për publikun nuk kanë munguar aktivitetet kulturore të ndryshme gjatë kësaj sezone.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?