KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përkundër krizës globale, Kosova për vitin 2022 pret një rritje ekonomike me tre për qind
Ekonomi

Përkundër krizës globale, Kosova për vitin 2022 pret një rritje ekonomike me tre për qind

Kosova News
Kosova News 08:56 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Megjithëse lëvizja e çmimeve por edhe energjia elektrike po shihen si mundësi për ngecje në aspektin ekonomik, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, shprehet optimist për zhvillimet ekonomike në vend për këtë vit.

Kurse drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OAK), Arian Zeka, tha se Qeveria duhet të promovojë më efektshëm rritjen e investimeve të huaja direkte, por edhe të inkurajojë rritjen e investimeve të brendshme, si ndër elementet më të rëndësishme të rritjes së përshpejtuar ekonomike.

Guvernatori Mehmeti: Projeksionet e BQK-së parashohin rritje ekonomike me 3 %

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, shprehet se sa i përket vitit 2022, projeksionet e BQK-sё sugjerojnё se aktiviteti ekonomik do të shënojë rritje me 3 pёr qind.

- Reklamë -

“Ngadalësimi i rritjes së aktivitetit ekonomik pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme”, tha ai në një prononcim për RTK.

Ai ka folur edhe për komponentët që kontribuuan në rritjen e lartë të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2021.

“Rritja e konsumit prej 7.8 për qind, rritja e investimeve prej 10.2 për qind por edhe rritja më e ngadalësuare deficitit të eksporteve neto prej 1.9 për qind”, tha ai.

Zeka: Qeveria duhet të promovojë më efektshëm rritjen e investimeve të huaja direkte

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OAK), Arian Zeka, tha se Qeveria duhet të promovojë më efektshëm rritjen e investimeve të huaja direkte, por edhe të inkurajojë rritjen e investimeve të brendshme, si ndër elementet më të rëndësishme të rritjes së përshpejtuar ekonomike.

“Qeveria e Kosovës duhet të ndjekë një agjendë dinamike të reformave të cilat do të kishin në qendër fuqizimin e sektorit privat, si shtylla më e rëndësishme e rritjes ekonomike. Në një raport të fundit, Banka Botërore i rekomandon Kosovës që të përqendrohet në rritjen e produktivitetit të firmave, përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe rritjen e eksporteve”, tha Zeka.

Sipas tij në këtë aspekt mbështetja e ndërmarrjeve prodhuese është e një rëndësie të madhe për ruajtjen dhe përmirësimin e përparësive konkurruese, përfshirë këtu edhe përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e këtij sektori.

“Ngritja e paralajmëruar e normave të interesit do të vështirësonte financimin për ndërmarrjet private, e rrjedhimisht do të kishte efekt të kundërt me synimet e sipërcekura. Po ashtu, furnizimi jo i sigurt aktual me energji elektrike vështirëson operimin e të gjitha ndërmarrjeve, e veçanërisht atyre prodhuese, prandaj duhet adresuar dhe zgjidhur me prioritet të lartë. Vazhdimi i situatës aktuale do të frenonte eksportet, të cilat fatmirësisht kanë shënuar një rritje të kënaqshme në dy vitet e fundit”, tha ai.

Pavarësisht se kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të vitit, sipas tij Qeveria duhet të përpiqet që të iniciojë zbatimin e të gjitha projekteve të investimeve kapitale të parapara për vitin 2022, meqë këto investime kanë efektin më të lartë në rritjen e autputit ekonomik, si dhe për nxitjen e aktivitetit ekonomik të sektorit privat.

Gjithashtu lexoni:

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Çmimi i naftës për sot

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?